KreuCelebrity

“Respektoni privatësinë time dhe të familjes”, Gjesti u bën apel fansave

“Respektoni privatësinë time dhe të familjes”, Gjesti
Gjesti ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku u ka drejtuar një kërkesë të sinqertë ndjekësve të tij lidhur me respektimin e jetës private.

Artisti falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë ndër vite, por theksoi se dëshiron që vizitat në banesën e tij të ndalen, pasi shtëpia është hapësira ku kalon kohë me familjen dhe gjen qetësi larg angazhimeve profesionale.

Në mesazhin e tij, ai shprehet se e kupton dëshirën e fansave për ta takuar apo për të bërë një fotografi me të, por kërkon mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e tij dhe të njerëzve më të afërt.

Gjesti nënvizoi se do të jetë gjithmonë i lumtur të takohet me admiruesit në koncerte, evente apo ambiente publike, ku do të ketë mundësi t’i përshëndesë dhe të kalojë kohë me ta.

Në përfundim, ai falënderoi të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se kërkesa e tij do të mirëpritet dhe do të respektohet.