KreuCelebrity

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë, dasmë përrallore me 300 të ftuar VIP

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë me një dasmë madhështore në Pulia. Portieri italian dhe partnerja e tij prej vitesh i thanë “Po” njëri-tjetrit të premten, më 24 korrik, në kishën e San Giorgio Martire, në Locorotondo.

Ceremonia u zhvillua në zemër të një prej zonave më piktoreske të Valle d’Itria-s, ndërsa që në orët e para të pasdites shumë njerëz ishin mbledhur pranë kishës për të parë nga afër çiftin dhe të ftuarit e njohur.

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Festimet kishin nisur një mbrëmje më parë me një pritje të organizuar në “Masseria Pettolecchia – La Fortezza” në Fasano, ku Donnarumma dhe Alessia festuan së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt.

Në dasmë morën pjesë rreth 300 të ftuar, mes tyre edhe disa prej emrave më të njohur të futbollit europian. John Stones ishte ndër të parët që mbërriti në kishë, ndërsa pak më vonë u shfaqën edhe Erling Haaland dhe Mateo Kovacic, të cilët u pritën me entuziazëm nga publiku.

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Mes të ftuarve ishte edhe Roberto Mancini, ish-trajneri i kombëtares italiane, me të cilin Donnarumma fitoi Kampionatin Europian në vitin 2021. Mancini zgjodhi të hynte në mënyrë më të rezervuar, ndërsa pas përfundimit të ceremonisë qëndroi përpara kishës për të parë puthjen e çiftit të sapomartuar.

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Të pranishëm ishin gjithashtu Paolo Maldini, Sandro Tonali, Nicolò Barella dhe Giovanni Malagò, krahas familjarëve dhe miqve të çiftit.

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Gianluigi Donnarumma dhe Alessia Elefante kurorëzojnë dashurinë,

Alessia Elefante u shfaq me një fustan nusërie elegant, me bust pa rripa, detaje dantelle, fund voluminoz prej tyli dhe një vello të gjatë. Gianluigi Donnarumma zgjodhi pantallona të zeza dhe një xhaketë të bardhë dopiopet, të kombinuar me kravatë mëndafshi dhe një lule të bardhë në jakë.

Në përfundim të ceremonisë, çifti doli nga kisha mes duartrokitjeve të të ftuarve dhe personave të mbledhur jashtë, duke shkëmbyer puthjen e parë si burrë e grua.