KreuCelebrity

Jo për djalin e tij autik, arsyeja pse Marc Cucurella nuk i pret flokët do t’ju habisë

Jo për djalin e tij autik, arsyeja pse Marc Cucurella nuk i pret
Flokët kaçurrela dhe të gjatë të Marc Cucurellës janë kthyer prej vitesh në identitetin e tij, por së fundmi në rrjetet sociale u përhap pretendimi se futbollisti nuk i pret flokët që djali i tij, i diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit, ta njohë më lehtë në televizor. Në fakt, kjo histori nuk është e vërtetë.

Vetë mbrojtësi spanjoll ka treguar se arsyeja e vërtetë lidhet me fëmijërinë dhe me nënën e tij, Patricia Saseta.

Kur Cucurella luante futboll si fëmijë, e ëma e ndiqte nga tribunat, por shpesh e kishte të vështirë ta dallonte mes lojtarëve të tjerë. Për këtë arsye, vendosi t’ia mbante flokët shumë të gjatë, në mënyrë që ta identifikonte menjëherë në fushë.

Me kalimin e viteve, ajo pamje u kthye në shenjën e tij dalluese. Futbollisti ka treguar se flokët janë bërë pjesë e identitetit të tij dhe nuk kanë lidhje me një homazh për Carles Puyol apo me gjendjen e djalit të tij.

Marc Cucurella dhe partnerja e tij, Claudia Rodriguez, janë prindër të tre fëmijëve: Mateo, Rio dhe Bella. Djali i madh, Mateo, është diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit, ndërsa futbollisti ka folur publikisht në disa raste për rëndësinë e mbështetjes dhe përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta. Megjithatë, ai nuk ka deklaruar kurrë se i mban flokët e gjatë për këtë arsye.

Ajo që nisi si një zgjedhje praktike e nënës së tij është shndërruar sot në një nga tiparet më ikonike të futbollistit spanjoll.