KreuCelebrity

Mes lotësh dhe dhimbjeje, zbulohet pllaka përkujtimore për viktimat e tragjedisë ku humbën jetën nëna dhe motra e Elijonës

Mes lotësh dhe dhimbjeje, zbulohet pllaka përkujtimore për
Pesë vjet pas aksidentit tragjik që tronditi Kosovën, në qytetin e Sllavonski Brod në Kroaci është përuruar një pllakë përkujtimore në nder të dhjetë personave që humbën jetën në aksidentin rrugor të 25 korrikut 2021.

Ceremonia, e organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, mblodhi familjarë dhe të afërm të viktimave, të cilët nderuan me lule dhe emocione kujtimin e njerëzve të tyre të dashur. Pamjet e publikuara nga ambasada tregojnë momente prekëse, ku dhimbja dhe malli janë ende të pranishme.

Mes familjeve të prekura ishte edhe Elijona, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, e cila humbi nënën dhe motrën në atë tragjedi. Vëllai i saj ndau në rrjetet sociale një fotografi prekëse, ku shfaqet duke përqafuar Elijonën pranë pllakës përkujtimore, në një moment të mbushur me emocione.

Pllaka përkujtimore është vendosur si një shenjë kujtese për viktimat e aksidentit dhe si një homazh i përhershëm për jetët që u shuan tragjikisht në një nga ngjarjet më të rënda që preku shumë familje kosovare.