KreuCelebrity

Emina Çunmulaj dedikim romantik për bashkëshortin: 16 ditëlindje pranë teje…

Emina Çunmulaj ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, Sam Nazarian, me rastin e ditëlindjes së tij.

Modelja shqiptare publikoi në InstaStory një fotografi të ëmbël të çiftit, ku shfaqen të përqafuar, ndërsa krahas saj shkroi disa fjalë emocionuese për partnerin e jetës.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj pranë teje 16 ditëlindjet e fundit të jetës sate dhe mund ta them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”, shkroi Emina.

Emina Çunmulaj dedikim romantik për bashkëshortin: 16

Ajo e përshkroi Sam si një njeri që vazhdon të mësojë, mbetet gjithmonë i përulur dhe është më i përkushtuar e më i lidhur se kurrë me familjen.

Urimi publik dhe fotografia romantike dëshmuan edhe një herë lidhjen e fortë mes çiftit, i cili prej vitesh ka ndërtuar një familje së bashku.