KreuCelebrity

Mbappé dhe Ester Expósito shfaqen sërish bashkë pas Botërorit, çifti nuk fshihet më nga kamerat

Kylian Mbappé duket se ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit 2026 dhe ka nisur pushimet në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Expósito.

Ylli 27-vjeçar i futbollit dhe aktorja 26-vjeçare, e njohur për rolin e Carla Rosón në serialin e Netflix “Elite”, janë fotografuar të hënën, më 20 korrik, teksa largoheshin së bashku nga një hotel në Miami Beach.

Dalja e tyre ka rikthyer në vëmendje zërat për një lidhje romantike, të cilën dyshja nuk e ka konfirmuar ende publikisht. Megjithatë, paraqitjet gjithnjë e më të shpeshta së bashku duket se tregojnë se Mbappé dhe Expósito nuk po përpiqen më ta mbajnë afrimitetin e tyre larg kamerave.

Dyshimet e para nisën në muajin mars, kur ata u panë duke hipur në të njëjtën makinë gjatë Javës së Modës në Paris. Vetëm një muaj më vonë u fotografuan sërish bashkë, ndërsa në maj u raportua se po kalonin pushime romantike në një jaht në Ibiza, ku nuk munguan as momentet e afërta mes tyre.

Mbappé dhe Ester Expósito shfaqen sërish bashkë pas

Pas përfundimit të rrugëtimit të Francës në Botërorin 2026, ku kombëtarja franceze u rendit në vendin e katërt, Mbappé zgjodhi Miamin për të nisur pushimet. Futbollisti dhe aktorja u panë gjithashtu duke ecur të kapur për dore drejt një klubi nate, pa u shqetësuar nga prania e paparacëve.

Kjo sjellje është ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur dyshja raportohej se largohej veçmas nga restorantet dhe ambientet publike për të shmangur fotografitë dhe spekulimet.

Ester Expósito kishte refuzuar më herët t’u përgjigjej pyetjeve për futbollistin e Real Madridit, duke shmangur gjithashtu komentet nëse do të mbështeste Francën apo Spanjën gjatë Botërorit.

Aktorja u përball edhe me kritika të shumta në rrjetet sociale pas humbjes së Francës ndaj Spanjës, me disa tifozë që e përfshinë padrejtësisht në diskutimet për eliminimin e skuadrës franceze.

Mbappé dhe Expósito vazhdojnë të mos e konfirmojnë statusin e marrëdhënies së tyre, por daljet e fundit publike kanë bindur shumë fansa se romanca e përfolur nuk është më një sekret.