KreuCelebrity

Fansat dyshuan për konflikt, por Gjesti dhe DJ Gimbo i japin fund aludimeve

Një fotografi e vetme ka mjaftuar për t’u dhënë fund aludimeve që prej ditësh qarkullonin mes fansave të Gjestit dhe DJ Gimbos.

Dy artistët, të cilët janë parë shpesh së bashku si në skenë, ashtu edhe jashtë saj, kishin munguar prej kohësh në daljet e përbashkëta. Ky detaj nuk kishte kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët nisën të dyshonin se mes tyre mund të kishte ndodhur një ftohje apo mosmarrëveshje.

Megjithatë, pak para koncertit të tij të fundit në Shëngjin, Gjesti ka publikuar në InstaStory një fotografi përkrah DJ Gimbos. Të buzëqeshur dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit, dyshja ka treguar se raporti mes tyre vazhdon të jetë po aq i mirë.

Postimi është parë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zërave për një prishje të mundshme të miqësisë, duke qetësuar fansat që prej kohësh prisnin t’i shihnin përsëri bashkë.

Gjesti dhe DJ Gimbo nuk janë vetëm miq, por edhe bashkëpunëtorë të suksesshëm në muzikë. Në muajin maj, ata publikuan një album të përbashkët, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe regjistroi sukses në platformat muzikore.

Rishfaqja e tyre krah njëri-tjetrit duket se konfirmon se bashkëpunimi dhe miqësia vazhdojnë, ndërsa mungesa e daljeve të përbashkëta ka qenë vetëm e përkohshme.