
Selena Gomez ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të, ndërsa partneri i saj, Benny Blanco, ka zgjedhur ta urojë publikisht me një mesazh romantik që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave.
Producenti publikoi në Instagram një album me momente të veçanta të çiftit, ku përfshiheshin fotografi nga udhëtimet e tyre, një video ku ai e mban Selenën në shpinë, si dhe një imazh i këngëtares duke pushuar.
Krahas postimit, Benny Blanco i dedikoi disa fjalë prekëse artistes:
“Gruaja ime e bukur. Do të të çoj kudo që të duash të shkosh, përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.”
Postimi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente. Fansat e çiftit iu bashkuan urimeve për Selena Gomez, ndërsa shumë prej tyre e cilësuan dedikimin e Benny Blanco si një nga mesazhet më romantike të ditës.
