Anada mirë se erdhe në Bordo!
-Mirë se ju gjeta Athina.
-Jemi në përfundim të setit. Na trego pak si shkoi seti dhe si ndihesh që je dhe pjesë e kopertinës?
-Ndihem shumë e privilegjuar që jam pjesë e coverit të Bordo për muajin korrik 2026. Kam qenë edhe më parë pjesë e disa koverave, po kjo është e veçantë për mua, pasi këtë herë jam vetëm unë në kopertinë.
-Na trego pak për veshjen, për look-un. Kush është kujdesur për look-un tënd, zgjedhja e veshjes që ke bërë?
-Kjo veshje shumë ngjyrëshe dhe e mrekullueshme është e realizuar nga Enada At’Nikolla të cilën kam shumë vite që e njoh dhe sa herë vesh veshjet e saj ndihem e privilegjuar edhe për pjesën e fotove me fotografin Endrit Mërtiri që është edhe miku im shumë i mirë. Po ndërkohë edhe bashkëpunojmë bashkë edhe falenderoj dhe Ilda Lumanin. Ajo më bën ftesat gjithmonë. Për sa i përket flokëve dhe makeup është ekipi i mrekullueshëm Henri Gjata Makeup dhe Flori Hair Style që janë gjithmonë në bashkëpunim me Endritin. Edhe siç e shohim look-u sot është pak transgresiv edhe më pëlqen shumë edhe mendoj që fotot do dalin shumë të bukura.
-Pikërisht cili ishte koncepti i këtij fotoshooting? Çfarë vibe keni dashur të transmetoni?
-Duke qenë po hyjmë në muajin korrik, vibe ishte shumë ekzotik, shumë ngjyra. Ishte ideja që të luanim sa më shumë me pjesën e vijave që të dilnin në mënyrë jo të barabartë. Besoj do sjellim një stil shumë tropikal me këto foto që kemi realizuar sot. Për të realizuar këtë veshje ishin disa ide derisa me Enadën arritëm në këtë përfundim. Edhe ngjyrat që ka kjo veshje janë shumë të veçanta kombinimi dhe veçantia është tek vijat që shkojnë në drejtime të ndryshme dhe krijojnë një larmishmëri shumë të bukur në foto.
-Ndërkohë the që ndryshe nga herët e tjera në këtë revistë do jesh vetëm ti në kopertinë. Di ndihesh për këtë gjë dhe si erdhi ftesa?
-Ndihem shumë e privilegjuar edhe është shumë emocionuese për mua. Kam punuar disa herë dhe kam qenë modele për revistën Bordo. Ftesa më ka ardhur gjithmonë nga Ilda Lumani të cilën dua ta falenderoj shumë. Por këtë herë mendoj që do jetë pak më e veçantë kjo kopertinë.
-Pse?
-Sepse jam unë.

-Të gjejmë pas një eksperience shumë ndryshe, të veçantë për ty pas daljes nga ferma VIP, qëndrimi yt mbase nuk ishte aq i gjatë sa kishe menduar. Si do ta përshkruaje në përgjithësi të gjithë atë eksperiencë?
-Ishte një eksperiencë ndryshe për mua pasi në një farë mënyre unë edhe sfidova veten time në këtë rrugëtim edhe pse ishte i shkurtër. Ndihem mirë që e provova që mos të them në një moment që pse unë nuk e mora guximin, ishte komplet ndryshe. Domethënë kush hyn brenda një formati të tillë i kupton vetëm kur është aty të gjitha përjetimet, emocionet. Është ndryshe kur e shohim nga ekrani ndryshe kur je pjesë e formatit në brendësi.
-Si të erdhi ftesa? Ishe e përgatitur, e mendoje veten pjesë të një formati të tillë?
-Nuk e kisha menduar asnjëherë. Madje kam qenë nga ata persona që kam thënë unë nuk mund të hyj asnjëherë në një ambient të survejuar nga kamerat, në sy të publikut. Ftesa më ka ardhur nga produksioni drejtpërdrejtë. E kam menduar për disa kohë dhe më pas vendosa që ta provoj.
-Krijove miqësi aty?
-I kam pasur raportet shumë të mira në përgjithësi me ata banorë që ishin atë periudhë kohe që unë qëndrova, ka pasur fermerë po i quaj shumë interesantë, shumë të mirë pasi një pjesë prej tyre ndoshta i njihja thjesht nga ekrani edhe aty pata mundësi që të kisha raporte më njerëzore.
-A krijove një kontakt më të ngushtë, një miqësi mbase pak më ndryshe, më të fortë, ndryshe nga banorët e tjerë, nga konkurrentët e tjerë?
-Po mund të them që me Mozën pata një afrimitet sidomos ditët e fundit. Ndihesha më lirshëm për të biseduar me të. Kemi ndarë dhe disa historit tona personale, po edhe me banorë të tjerë, me Soni Malaj, me Romirin.
-Si i pe lidhjet që u krijuan brenda fermës?
-Për sa i përket Vanesës dhe Indrit, historia e tyre ka nisur gjatë ditëve që unë kam qenë pjesë e fermës, por ne nuk e kuptonim pasi ka qenë ndoshta thjesht fillimi edhe mund t'i shihja që bisedonin herë pas here më të veçuar nga pjesa tjetër, por nuk e mendoja që ishin duke nisur një lidhje. Më tej kur unë kam dalë ata e zyrtarizuan po themi, brenda formatit lidhjen e tyre edhe pastaj shkoj si shkoj.
-A mendon se brenda një reality show mund të krijohet lidhje reale apo më shumë shtyhen dhe nga presioni i kamerave ose nga presioni i publikut për t'i parë bashkë?
-Fakti e ka treguar historia reality që kur ti krijon një raport aty brenda normalisht je edhe më i pëlqyer nga publiku, ngjall më shumë kuriozitet, tërheq më shumë vëmendje. Unë mendoj që po mund të krijohet dhe mund të krijohen dhe histori të bukura të vërteta, por mendoj që duhet të vijnë në mënyrë të natyrshme dhe t'i japin kohë secila palë njëri-tjetrit dhe më tej shohin jashtë vazhdimësinë pasi një reality tre muaj, tre muaj e gjysëm shkon, nuk zgjat më tepër se kaq.
-Kush ishte person i vështirë për t'u përballuar brenda fermës?
-Nuk mund të them i vështirë, po një person që pata pak që nuk më shkonte muhabeti gjithë kohës qetë ose ka qenë Sara ndoshta dhe për muhabete shumë të vogla, por që mendoj që dhe ajo ka dashur të krijojë sa më tepër dinamika. Ka qenë pjesë e lojës së saj edhe qasja e saj mendoj nuk ka qenë e tillë vetëm ndaj meje, por e ka pasur të përgjithshme.
-Kush të zhgënjeu më shumë brenda fermës?
-Zhgënjeu nuk mund të them, por Gresa kur ka dalë nga ferma. Me Gresën kemi pasur një raport shumë të mirë dhe më vjen keq që edhe Gresa dhe Adi u larguan. Për disa situata që edhe mund t'i shmangnin. Jo se më kanë zhgënjyer mua, por thjesht loja e tyre ka qenë shumë e mirë brenda formatit dhe mendoj që ata mund të kishin ecur edhe më gjatë.
-The që ndryshe e kisha shikuar nga jashtë dhe ndryshe u ndjeva brenda. Cili ishte ai momenti që the okay këtu nuk qenka ashtu siç e prisja?
-Ka një qasje të çuditshme kur je aty brenda që njerëzit janë pak si të sepse normalisht aty ti duhet të jesh vetvetja. Në përgjithësi ashtu janë, por ka një lloj programimi tek individët. Sjelljet që kryejnë i kanë pak si të parashikuara ose i mendojnë shumë. Edhe kjo nuk është shumë natyrale kur je brenda dhe jeton me ta.

-Hyre për të fituar?
-Unë hyra që ta provoja këtë eksperiencë. Mendoj që kushdo që hyn në këto lloj formatesh dëshirën e ka që të shkojë sa më gjatë edhe pse jo dhe ta fitojë. Por në rastin tim mendoj që ishte pjesa që ishte e rëndësishme ta provoja si eksperiencë edhe të më sillte gjëra të bukura.
-A ishe pjesë e natës finale?
-Jo nuk isha pasi nuk kam qenë në Tiranë.
-A u ndjeve e përfshirë apo më shumë si konkurrentja e re dhe që nuk pati kohë mjaftueshëm të integrohet?
-Kam qenë hyrja e parë e re. Pas shtatë ditësh kam hyrë në fermë edhe e njëjta natë me Ilir Shaqirin. Kemi hyrë të dy së bashku. Edhe pse Iliri hyri si maestro fillimisht ditët e para dhe më pas u zbulua që do ishte konkurrent. Kur kam hyrë në shtëpi kam parë një pak si ftohtësi nga ana e fermerëve se unë prisja për shembull që do i puthja, do i takoja pak më me ngrohtësi. Por gjithsesi pritjen e kam pasur të mirë në shtëpi, por patjetër që jam parë si fermere e re. Ata ishin grupin 19 të parët dhe normalisht që ne nuk mund të ishim në të njëjtën kohë me ta.
-Mbase nuk ke qenë e pranishme natën e finales, por e ke ndjekur?
-Në natën e finales nuk kam qenë e pranishme pasi nuk kam qenë në Tiranë. Po e kam ndjekur. Më pëlqeu shumë hapja e spektaklit. Ishte realizuar shumë bukur nga stafi dhe e kam ndjekur.
-Finalistët si të dukën?
-Finalistët më kanë pëlqyer.
-Prisje që në fillim që do të ishin po ata në finale? -Po deri diku po dhe më pëlqeu zgjedhja që është bërë. DJ Bujakën edhe pse nuk e njoh personalisht dhe ne nuk kemi qenë në të njëjtën kohë mu'u bë qejfi që ka qenë pjesë e finalistëve. -A do të riktheheshe sërish në një reality show?
-Reality show nuk e mendoj që do kthehesha më.
-Pse jo?
-Nuk e di. Mendoj që e provova edhe mendoj që e mora atë që unë prisja ose kisha menduar.
-Çfarë projektesh ke në vazhdim?
-Projekte lidhen kryesisht me pjesën e modelingut. Janë të vazhdueshme. Unë bashkëpunoj gjithmonë me fotografin Endrit Mërtiri, mikun tim. Kryesisht bashkë punojmë. Do shohim, do shohim.
-Modelingu është profesion dhe pasioni yti prej shumë vitesh.
-Po, prej 20 vitesh.
-Çfarë të pëlqen më shumë nga bota e modelingut, nga kjo industri?
-E kam nisur herët që në moshën 16 vjeçare. Më duket sikurhy në rol ose jam një karakter tjetër gjatë pjesës së fotoshooting ose pjesës kur bëjmë sfilatën runway edhe më pëlqen shumë pasarela.
-Cili ka qenë projekti që të ka bërë më shumë krenare deri tani?
-Mendoj pjesëmarrja në Ford Super Model of the World në vitin 2007 ku kam përfaqësuar Shqipërinë ka qenë shumë i rëndësishëm si event për mua pasi aty ka qenë dhe piknisja e rrugëtimit në modeling. Gjithashtu në vitin 2018 një eksperiencë që ka pasur shumë rëndësi për mua me shumë pesh ka qenë pjesëmarrja në campaing të Dolce Gabanna të atij viti ku jemi ndjerë shumë të privilegjuar unë dhe një pjesë e modelëve që kemi qenë pjesë me në krye fotografin Endrit Mërtiri që realizoi dhe e solli në jetë këtë projekt.
-Çfarë sakrificash kërkon modelingu që mbase ne si publik nuk i shohim?
-Modelingu kërkon shumë sakrificë pasi njerëzit në përgjithësi shohin produktin final, setin e fotove të përfunduar ose thjesht atë pjesën kur ti del në pasarelë, por kjo ka një përgatitje mjaft të gjatë përpara se të përfundojë gjithë ky proçes edhe hasim vështirësi nga më të ndryshmet gjatë kohës, qoftë me veshjet, me pjesën e këpucëve, ndonjëherë kemi lool që mund të na sjelli vështirësi, por që përfundimi i justifikon të gjitha.
-Anada, faleminderit që u bëre pjesë.
-Athina, shumë faleminderit dhe ishte shumë kënaqësi të jem këtu me ty sot.
