KreuFashion

Beniada Nishani dhe Rudina Magjistari bëjnë 'xing', zgjedhin të njëjtën veshje në ekran!

Rudina Magjistari dhe Beniada Nishani janë dy modedatore shumë të dashura për publikun. Rudina Magjistari është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të televizionit shqiptar, e cila ka ndikuar në ekran për më shumë se dy dekada. Beniada me shpërnguljen e saj në Tiranë është angazhuar me moderimin, ku ajo ka pasur mundësinë të shfaqë aftësitë e saj dhe të lidhet më afër me publikun shqiptar.

Secila moderon një emision pasditeje me të ftuar Vip, por jo vetëm, me intervista ekskluzive dhe diskutohen tema të ndryshme sociale. 

Ditën e djeshme të dyja bukuroshet e ekranit kanë bërë 'xing' me "look-un" e tyre. Ato kishin zgjedhur të njëjtin kostum jeshil (pantallona dhe xhaketë), për paraqitjen e tyre në emision e për shkak se janë në transmetim pak a shumë në të njëjtin orar pasdite, në televizione të ndryshme, veshja e njejtë është vënë menjëherë në dukje nga publiku.

Rudina Magjistari prej vitesh ka zhvilluar një stil unik dhe të rafinuar në veshje, i cili ka evoluar me kalimin e viteve, duke u bërë një model i elegancës dhe profesionalizmit në ekranin shqiptar. Stili i Beniadës është një kombinim i elegancës klasike dhe shijes personale dhe më e rëndësishmja vetbesimit, duke e bërë atë një model për shumë vajza që duan të shprehin individualitetin e tyre përmes modës. 

 

Përgatiti: Libera Resulaj