![]()
Tashmë e kthyer në një traditë, edhe këtë vit Fashion Group Albania në kuadcr të Tetorit Rozë, ndërmori një nismë bamirësie që përcjell frymën e solidaritetit dhe ndihmës në mbështetje të grave dhe vajzave në nevojë.
Në bashkëpunim me World Vision Albania, u përzgjodhën zonat ku ky kontribut do të kishte më shumë ndikim. Në total, plot 921 veshje u dhuruan për qendrat e strehimit për gratë dhe fëmijët e dhunuar, në Elbasan dhe Librazhd.
-
Nis sot panairi i 27-të i librit në Tiranë!
13 Nëntor, 09:44
Ky gjest përbën më shumë se një ndihmë materiale; është një mesazh solidariteti dhe shprese, një premtim se askush nuk është vetëm në përballimin e sfidave. Për t’u vlerësuar është përfshirja e stafeve të kompanisë në këtë nismë, tashmë të kthyer në një akt vullnetarizmi.
![]()
Nga organizimi e deri në dorëzim, secili anëtar i ekipit kontribuoi me përkushtim dhe pasion, duke u angazhuar për një qëllim të përbashkët që shkon përtej rolit profesional. Ky përkushtim përfaqëson vlerat e kompanisë dhe qëllimin për të krijuar një ndikim domethënës në shoqëri.
Nis sot panairi i 27-të i librit në Tiranë!
Tuneli i La Manshit, pse dy herë brenda ditës?
Mjalti dhe efektet çudibërëse të tij!
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë!
Fjala më e fundit e teknologjisë!
Kremra ultraluksozë për lëkurë të përsosur!
Vjeshtë me paketa unike në SMartderm!
Redken mbërrin në Shqipëri!

