“Kajani dhe Mbretëria e Humbur e Ilirisë”; nga një përrallë dedikuar Kajanit në 5-vjetorin e lindjes, në një libër për të gjithë fëmijët! Autorja Ana Maria Tace do të promovojë librin e saj të premten në orën 17:30 në Panairin e Librit.
Ajo do të jetë në stendën e Albas, për të folur me lexuesit e vegjël për këtë botim. “Kajani dhe Mbretëria e Humbur e Ilirisë”, është një udhëtim i mbështjellë në petkun e një përralle, ku në rreshta jemi ne, të rriturit, që i mësojmë fëmijëve tanë për prejardhjen, historinë, lidhjen me tokën…
Por në të vërtetë do të ndiheni të kapur për dore, dhe janë fëmijët që me kureshtjen asnjëherë të plotësuar, guximin për të besuar në forcën e tyre e fantazinë për ti parë të gjalla përrallat e tregimet, na mësojnë se ata janë heronjtë e vërtetë për të cilët kemi aq shumë nevojë.
Mes këtij kërkimi për një mbretëri të humbur, ne rigjejmë një të vërtetë të thellë: lirinë për të mos e humbur kurrë “Heroin” brenda vetes.
Kujtojmë që libri përvecse në Panairin e Librit nga data 13-17 nëntor, e gjeni edhe në çdo librari.




Nis sot panairi i 27-të i librit në Tiranë!





Tuneli i La Manshit, pse dy herë brenda ditës?


Mjalti dhe efektet çudibërëse të tij!


Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë!



Fjala më e fundit e teknologjisë!

Kremra ultraluksozë për lëkurë të përsosur!


