KreuStil Jetese

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Ditët e ngrohta erdhën, e bashkë me to, dëshira për të udhëtuar jashtë qytetit. Së pari duhet një organizim i detajuar për destinacionin! Mjafton të pyes me një SMS disa nga miqtë e mi - nëse janë gati për një aventurë jashtë zhurmës së metropolit dhe rutinës së përditshme! Dhe ata si gjithmonë janë gati. Të lodhur nga dimri i gjatë, duket se një fundjavë e vërtetë pushimi është zgjedhja ideale.

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Por, ndryshe nga kur je vetëm dhe mund të zgjedhësh të shkosh ku të duash, kur në bordin e makinës janë edhe tre miq të tjerë, ky mision bëhet thuajse i pamundur. Fillimisht shoh qartazi një dualitet mes tyre: disa duan të shkojnë në det për të shijuar më shumë rrezet e diellit, ndërsa të tjerët duan më tepër malin për të bërë hiking dhe aventura plot adrenalinë. Është krejt normal ky dualitet te çdo qënie humane kur vendoset para një zgjedhje – por gjithnjë duhet të shohësh opsionin më të mirë.

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Nuk është e lehtë të dalësh nga qyteti në fundjavë pas ditëve gri të dimrit, më shumë për shkak të trafikut – kur të gjithë duan t’ia mbathin për disa orë relaksi. E përpos dëshirës që të katërt kemi për disa orë relaks – kushti i parë në këtë rrugëtim, janë një ose dy ndalesa, pasi dy prej miqve të mi janë duhanpirës tradicionalë. Për mua kjo nuk përbën asnjë problem, pasi prej kohësh jam konvertuar në IQOS – një përvojë pa erë dhe pa tym, e cila përdor teknologjinë e ngrohjes, pa djegie dhe pa hi.

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Kjo i ka bërë miqtë e mi duhanpirës, të cilët janë duhanpirës që do të vazhdonin të konsumonin duhan, të jenë ende të pavendosur nëse duhet të kalojnë përgjithnjë në IQOS. Shpesh ata alternojnë formën tradicionale të duhanpirjes me pajisjen time. Në këtë udhëtim, duke kufizuar ndalesat – ata jo vetëm do të shijojnë panoramën e rrugës, por mund të përdorin pajisjen time, pa shqetësuar askënd, pasi nuk ka erë të rëndë dhe tym. Për çdo duhanpirës të rritur, nuk është e lehtë të ndryshosh një zakon që ke pasur për vite, kështu që kalimi në IQOS mund të jetë shpesh një sfidë. Por për këdo, është vërtet e rëndësishme të vendosësh të bësh hapin e duhur për zgjedhje më të mira.

Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!

Ne vendosëm të shkojmë në det – ku pas një dite nën rrezet e diellit, në mbrëmje zgjodhën një ndër lokalet e natës për të festuar nisjen e sezonit të ri – me dëshirën që do të kemi më shpesh ditë pushimi.