KreuStil Jetese

Nuk e paskemi ditur se paska një mënyrë “të drejtë” sesi duhet ngrënë haviari!

Nuk e paskemi ditur se paska një mënyrë “të


Aktori i njohur hollivudian Stanley Tucci, rrëfen se e adhuron haviarin në një video të bërë virale në rrjet, e cila tregon gjithashtu edhe një sekret që jo të gjithë e dijnë: Në fakt, paska një mënyrë të caktuar sesi ky ushqim i rrallë e i shtrenjtë mund të konsumohet me qëllimin të provohet sa më e plotë shija e tij.

Rruga më e mirë është përdorimi i një luge të krijuar nga guacka mbështjellëse e një perle, për të shmangur metalin, sepse ka një ndërveprim me këtë të fundit që do të ndikonte tek shija. Ose mund të përdoret një lugë floriri ( dicka e rrallë dhe kjo për popullatën e gjerë).

Paskësaj, haviari kalohet nga luga tek pjesa e sipërme e dorës ( është shumë e rëndësishme që ai të jetë i freskët dhe pa erë). Dhe nga aty, drejt e në gojë!
Një shije fantastike, haviari thuhet ta ketë me makaronat, ose të paktën për ata që duan ta shijojnë në këtë mënyrë!

https://www.facebook.com/NatGeoTV/videos/italian-caviar-tucci-in-italy/623992957362489/

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF