Suksesi nuk është gjithmonë rezultat i orëve të gjata apo sakrificave të mëdha. Shpesh është rezultat i zakoneve të vogla, të përsëritura me përkushtim. Gratë që frymëzojnë – qoftë në familje, karrierë, apo jetë sociale – kanë disa rituale që i ndjekin çdo javë.
Planifikojnë, por me fleksibilitet
Një grua e suksesshme nuk e nis javën në kaos. Ajo di ku janë prioritetet. Mbajtja e një agjende ose një liste të qartë detyrash nuk është luks – është një mënyrë për të mbrojtur energjinë mendore. Veç planeve – duhet të lini vend edhe për spontanitetin.
Zgjedhin një “fjalë kyçe” për javën
Fjalë si qetësi, kurajë, rritje, mirësjellje. Në çdo sfidë, ajo kujton vetes: “Këtë javë kam zgjedhur të jem ___.”
Krijojnë kohë për veten pa ndjenja faji
Lexojnë, bëjnë një shëtitje, kujdesen për lëkurën, shkëputen nga rrjetet sociale. E kuptojnë që mirëqenia e tyre nuk është e negociueshme.
Rrethohen me energji të mirë
Qoftë përmes miqve që i motivojnë, librave që i pasurojnë apo hapësirave që i qetësojnë – gratë e suksesshme janë selektive me atë që lejojnë në botën e tyre. Jo çdo zë meriton vëmendjen tënde.
Janë të dashura me veten, edhe kur dështojnë
Perfeksioni nuk është objektivi. Kur diçka nuk shkon siç duhet, nuk e kthejnë në dramë personale. E analizojnë, mësojnë dhe ecin përpara – më të forta.



Format moderne të takimeve!


Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gadget/ Të rejat nga bota e teknologjisë!


Ja çfarë duhet të hani për të luftuar celulitin!



Si të eliminoni celulitin në prag të verës?!








