Duke filluar nga e hëna, 2 shtator 2024, në të gjitha shkollat në Holandë ndalohet përdorimi i celularëve gjatë orës së mësimit. Ministria e Kulturës në Hagë argumenton se telefonat mobilë shpërqendrojnë nxënësit, ulin aftësinë e tyre për t'u përqendruar dhe ndikojnë negativisht në rezultatet e mësimeve.
Megjithatë, celularët do të lejohen në klasë për qëllime edukative, si për aftësimin e kompetencave mediatike, ose kur janë të nevojshëm për arsye shëndetësore apo për aftësi të kufizuara. Zbatimi i kësaj ndalese do të jetë përgjegjësi e shkollave.
Vendimi për ndalimin e celularëve në shkolla ka ngjallur diskutime të shumta në Holandë. Në fillim, disa ministra të kulturës nuk e konsideronin të nevojshme ndalimin e celularëve në nivel kombëtar, duke preferuar rregullat lokale. Radioja NOS raporton se edhe drejtuesit e shkollave kërkonin që të vendoseshin rregulla në nivel lokal. Prindërit gjithashtu u përfshinë në këtë debat, duke kërkuar që fëmijët e tyre të mos përdornin celularë në shkollat fillore, për shkak të varësisë që rrjetet sociale krijojnë tek fëmijët.
Ashtu si në Holandë, edhe në Greqi dhe Itali është ndaluar përdorimi i celularëve në klasë, ndërsa në Gjermani ky hap është ende në diskutim. Organizata OECD, bazuar në një studim të fundit, ka rekomanduar që celularët të përdoren me përgjegjësi gjatë orëve të mësimit.


Ç'i ndodh organizmit nëse konsumoni thana?!


Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?






Pse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?


Ja kur mund ta bëni porosi iPhone 16!






6 mënyra efektive për të ulur nivelet e stresit!

