Shkaqet dhe mënyrat e trajtimit të dhimbjeve të kokës nga dielli
Është e rëndësishme të kuptojmë se, përveç ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj diellit, edhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës gjatë ditëve të nxehta. AgroWeb.org ofron disa këshilla dhe metoda për të lehtësuar këtë problem.
Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli
Një nga arsyet kryesore për dhimbjen e kokës është koha e shpenzuar në ekspozimin ndaj diellit. Një tjetër faktor është dalja në diell me flokët e lagur, ose menjëherë pas një dushi, i cili mund të rrisë ndjeshmërinë e kokës ndaj temperaturave të larta. Kur ndodhin ndryshime të papritura në temperaturë, ekspozimi ndaj ajrit të thatë dhe të nxehtë, si dhe rrezet direkte të diellit, mund të shkaktojnë dhimbje koke të forta.
Për individët që vuajnë nga probleme të tjera si sinuset e bllokuara ose migrena, ekspozimi ndaj diellit mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen e tyre shëndetësore. Një faktor tjetër që shpesh injorohet është ulja e nivelit të sheqerit në gjak. Gjatë ecjes në diell, trupi punon më shumë për të mbajtur temperaturën e brendshme të qëndrueshme, ndërkohë që ndodhin lodhje muskulore dhe ndryshime të presionit të gjakut. Të gjitha këto mund të kontribuojnë në formimin e dhimbjes së kokës.
Simptomat
Simptomat që mund të paralajmërojnë dhimbjen e kokës për shkak të diellit janë:
Dhimbje therëse të kokës
Të përzierat
Ndjeshmëri ndaj dritës
Dhimbje në qafë
Dehidratimi
Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës nga dielli
Edhe pse qetësuesit mund të ndihmojnë në disa raste, ato shpesh nuk janë të përshtatshme për dhimbjet e kokës që shkaktohen nga dielli. AgroWeb.org ofron disa këshilla për të shmangur këtë lloj dhimbjeje dhe për të lehtësuar simptomat:
Ambjentet e freskëta: Gjeni dhoma të freskëta, me ajër të pastër, për t'u relaksuar gjatë ditëve të nxehta.
Orari i punës: Puna në mëngjes para orëve të diellit të fortë mund të ndihmojë. Shpesh, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët dhe të arrini në destinacionin tuaj pa u ekspozuar shumë në diell.
Hija: Zgjidhni rrugët me më shumë hije nëse duhet të dilni jashtë.
Pijet e ftohta: Sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete gjatë gjithë ditës.
Kapelja: Përdorni kapele dhe syze dielli për të mbrojtur sytë dhe lëkurën nga rrezet e diellit.
Kura shtëpiake për të lehtësuar dhimbjen e kokës
Kur të ktheheni në shtëpi, bëni një dush të vakët për të ulur temperaturën e trupit. Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe aplikojeni pranë syve dhe ballit. Një tjetër alternativë është përdorimi i paketimeve të çajit kamomil, të cilat mund të qetësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në uljen e ënjtjes nga vapa.
-
Pse disa i pickojnë mushkonjat më shumë sesa të tjerët?
5 Korrik, 10:34 -
Kush do ta prezantojë Vëllanë e madh këtë vit? Zbulohen detaje!
5 Korrik, 10:16









Vala e nxehtë po 'shkrumbon' Europën!









Teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun?

