Është verë dhe mushkonjat po bëhen gjithnjë e më të përhapura. Me vapën e madhe, mushkonjat vazhdojnë të shumohen dhe të pushtojnë mbrëmjet e ngrohta të verës, ndaj nuk hezitojnë të na pickojnë dhe të lënë skuqje shumë të pakëndshme. Të gjithë e njohim atë ndjesinë e kruarjes pasi kalojmë mbrëmjen jashtë. Shkak, pickimet e mushkonjave. Për të qetësuar pickimet e mushkonjave, ju sjellim 5 trajtime më të mira pas pickimit. Mushkonjat shkaktojnë kruarje dhe lënë shenja të shëmtuara, por përveç tretësirave qetësuese, ka dhe disa zgjidhja të tjera. Para se t’ua rekomandojmë po ju shpjegojmë arsyet, pse jo të gjithë pickohemi nga mushkonjat.
Faktorët gjenetikë
Fatkeqësisht, nëse jeni një shënjestër e preferuar e mushkonjave, ky është një lajm i trishtueshëm, pasi kjo plagë do t'ju ndjekë për gjithë jetën! Në të vërtetë, siç raportohet në një studim të botuar nga Plos One, mushkonjat tërhiqen nga aroma e trupit, e cila është natyrale dhe gjenetike. Për fat të mirë, është e mundur t'i mashtroni këto insekte duke zgjedhur një parfum efektiv kundër pickimit që ka erë vërtet të mirë! Kokosi, limoni, mentja, livandoja dhe borziloku d i largojnë natyrshëm mushkonjat. Specialistët e parfumeve po zhvillojnë aroma që janë po aq të këndshme sa edhe efektive për të luftuar pickimet verore. Duke i spërkatur në lëkurë, rroba ose çarçafë tuaj, këto spraje mund të jenë zgjidhja verore për të shijuar pushimet tuaja.
Sprej trupi me limon dhe geranium me vajra esencialë nga Diptyque ka në përbërje vajra esencialë me barbarose dhe eukalipt, duke krijuar një aromë e cila ndihmon në largimin e mushkonjave.
Aromë ma bazë një koktej lulesh kokosi, vaniljeje, jasemini dhe qelibar, ideale sidomos për verën. Efektive për 8 orë, madje edhe kundër mushkonjave tigër.
Ky locion hidratues për fëmijë ka disa përbërësve aktivë dhe vajra esencialë me ekstrakte Catalpa, që ndihmojnë në largimin e mushkonjave dhe zgjat deri në 8 orë.
Mbani larg mushkonjat me këtë sprej me bazë bimore. I përshtatshëm për të gjithë familjen, ai ka një përbërës aktiv nga Citronella, me një aromë të butë si qitroja e cila sfidon mushkonjat tigër dhe ato tropikale.
Sprej organik kundër mushkonjave i cili ndihmon në largimin e tyre dhe parandalon pickimet. Me bazë vajra esencialë organikë nga livandoja, eukalipti, dhe mente, ky sprej ka gjithashtu një aromë të këndshme.
-
-
Trendi i verës? Balerina të thurura me grep!
2 Korrik, 12:25


Vala e nxehtë po 'shkrumbon' Europën!









Teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun?



Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!





