KreuStil Jetese

Tjetër tërmet i ndjeshëm në Shqipëri, ja sa ishte magnituta!

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë.  Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, magnituda ka qenë 4 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Po ashtu, epiqendra e tërmetit ishte në Larushk të Fushë Krujës, 17 km në veriperëndim të Tiranës e 11 km në jugperëndim të Krujës. Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale