avioni ushtarak

Mbërrin në Britani avioni ushtarak me 83 të evakuar nga “kryeqyteti i koronavirusit” - Busull
KreuBusull

Mbërrin në Britani avioni ushtarak me 83 të evakuar nga “kryeqyteti i koronavirusit”

Koronavirus është kryefjala e ditëve të fundit në mbarë botën ndërsa tashmë OBSH ka shpallur emergjencën globale. Ky virus është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi shpërthimi i epidemisë vazhdon të përhapet jashtë Kinës. Sëmundja  po përhapet me shpejtësi të frikshme dhe ajo çfarë e bën edhe më serioze situatën është fakti se edhe jashtë Kinës, po shtohen çdo ditë rastet me koronavirus.

Qyteti Wuhan tek i cili ‘lindi’ koronavirus, e që ka mijëra njerëz të infektuar, çdo ditë e më shumë po ngjan me një qytet fantazmë, pasi evakuimet nga Wuhani janë rritur shumë.

Mediat e huaja raportojnë këtë mesditë një avion ushtarak me më shumë se 100 pasagjerë nga qyteti  i epidemisë është ulur në aeroportin britanik duke evakuar qytetarët britanikë që jetonin e punonin në Wuhan.

Avioni me më shumë se 100 pasagjerë të evakuar nga qendra e epidemisë kineze Wuhan është ulur sot në bazën ushtarake britanike të Brize në Oxfordshire, teksa solli 83 qytetarë britanikë nga qyteti i izoluar në qendër të epidemisë së koronavirusit.

Ata u pritën më pas nga shtatë autobuzë që i çuan menjëherë në spitalin Arrowe Park ku do të mbahen të izoluar për dy javë.

Burimi: Top Channel

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF