Timberlake, dedikim dashurie për bashkëshorten: “Të dua pafund!” - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Timberlake, dedikim dashurie për bashkëshorten: “Të dua pafund!”

Justin Timberlake e Jessica Biel dorë për dorë, të dashuruar

Aktorja dhe këngëtari sfilojnë dorë për dorë në tapetin e kuq të Critics’ Choice Awards. Të martuar prej katër vitesh edhe pse historia e tyre e dashurisë ka nisur 10 vjet më parë, nuk mund të ishin më të bashkuar se kaq “ Je gruaja më e mrekullueshme që një burrë mund të dëshirojë: “Të dua pa fund”

Sapo janë kthyer nga pushimet në Karaibe, por më shumë se fuqia rigjeneruese e detit Jessica Biel dhe Justin Timberlake u bën mirë të jenë të dashuruar, shkruan VanityFair. Dhe në tapetin e kuq të Critics’ Choice Awards harmonia u vërejt, duke konfirmuar se edhe në Hollywood dashuria mund të rezistojë.

Dorë për dore, aktorja dhe këngëtari gjithmonë të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit. Midis tyre, thashetheme, pëshpëritje në vesh dhe shikimet e tyre ishin gjithmonë në kërkim të njëri-tjetrit.

Pak javë më parë ata festuan përvjetorin e katërt të martesës. Ajo i tha “po” në Itali, pas 5 vitesh së bashku. Një raport i konsoliduar, akoma edhe më special që prej kohës që ata janë bërë prindër të Silas Randall, 18 muajsh.

Në çift më romantiku duket se është Timberlake, të paktën duke e gjykuar nga dhuratat dhe dedikimet që i bën të shoqes: “Nuk mund ta shpreh me fjalë atë që t’i përfaqëson për mua. Je mamaja më e mirë dhe gruaja më e mrekullueshme që një burrë mund të dëshirojë”, ka thënë ai kohët e fundit, “Të dua pa fund”.

                                                                                                        /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF