Naomi Campbell, 45 vjeç dhe vazhdon të jetë ende më e mira në linjën e intimos, ku së fundmi ka pozuar për fushatën publicitare të Yamamay, për të cilën ka dizenjuar një linjë me të brendshme të quajtur “Iamnaomicampbell”. E fotografuar nga Mario Testino, Naomi është e para femër e zezë që shfaqet në kopertinat e të përjavshmes Time, Vogue Francë dhe Vogue Rusi, ku shfaq krijimet e saj intime në ngjyrat e kuqe, lejla dhe të zezë.
Supermodelja, aktorja dhe këngëtarja britanike është cilësuar nga revista People si një nga 50 femrat më të bukuar në botë. Me një pasuri prej 48 milionë dollarë, Naomi, vazhdon të jetë shumë e kërkuar në fushën e modelingut nga markat më të njohura.
Naomi, që ka lindur në Streatham, një lagje e Londrës, në prill 1986 shfaqet në kopertinën e revistës Elle dhe po në të njëjtin vit, është mes modeleve që pozojnë për Terence Donovan dhe kalendarin Pirelli 1987. Ajo ka qenë imazhi i i kompanive më në zë të modës mes të cilave Fendi, Prada, Ralph Lauren, Alessandro Dell’Acqua, Burberry, Valentino, Versace, Roberto Cavalli, Yves Saint Laurent, Dolce & Gabbana, Louis Vuitton, Dsquared, Chloé, Emanuel Ungaro.

Këmishat e zyrës për kohën e lirë

Çfarë vesh James Bond?

Jo më shumë se 50 gr sheqer industrial në ditë

Mary Jane, këpucët e momentit

15 fakte që nuk i dini për Princeshë Dianën

E veshura më bukur – Léa Seydoux

Tarta me çokollatë

Zbresin nga qielli ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret

Modelet më të famshme mbi 50 vjeçe




Kashmiri mbreti i dimrit

Noomi Rapace do të jetë Amy Winehouse

Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!

Pse duhet të zgjedh një fund me pala?

Ngjyrat e natyrës për make up


Gigi Hadid ëngjëllushja e re e Victoria’s Secret
