KreuStil Jetese

Noomi Rapace do të jetë Amy Winehouse

Aktorja Noomi Rapace do të interpretojë rolin e Amy Winehouse në filmin e ri për jetën e këngëtares. Kristen Sheridan do të jetë regjisori i filmit, ndërsa producentët janë duke biseduar me Mitch Winehouse, të atin e këngëtares së ndjerë për të fituar të drejtën për muzikën e saj. Winehouse u ngjit drejt famës pas daljes së albumit të saj ‘Back to Black’​, në 2006, që i siguroi këngëtares 5 nominime ‘Grammy’ dhe tre trofe. Lufta e saj me drogën dhe alkoolin ishte e njohur edhe nga media; ajo vdiq në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare. Që nga vdekja e saj, albumi ‘Back to Black’  u bë albumi më i shitur në Britaninë e Madhe për shekullin e 21.

Më herët gjatë këtij viti, ‘Amy’ një dokumentar mbi jetën e saj, u shfaq premierë në Festivalin e Kanës. Me gjithë mosaprovimin e babait të Winehouse, filmi është një nga më të vlerësuarit e kritikës këtë vit.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF