Ata që nuk kanë mundur ta shohin gjatë jetës së përditshme stilin e aktores Ema Andrea, kanë patur fatin ta konfirmojnë atë përmes ekranit. Për herë të tretë në jurinë e Dancing With the Stars Albania, Ema Andrea spikat përveçse natyrës kontraverse me vlerësimet e sinqerta e profesionale, edhe me eksperimentet e vazhdueshme të pamjes së saj. Ndaj BORDO ka vendosur të sjellë disa imazhe që tregojnë sesi është transformuar aktorja. Vitin e parë në DWSA, për disa netë Ema zgjodhi të shfaqej në panelin e jurisë me disa tatuazhe në trup, të cilat ndryshonin çdo mbrëmje, duke pohuar për median se donte që përmes tyre të jepte mesazhe mbi tema të caktuara përmes trupit. Në edicionin e dytë, ajo u shfaq krah një makeup artisti të talentuar, me të cilin eksperimentoi dukshëm, qoftë në grim, por edhe në stilimin e flokëve, të cilat rikthenin shkëlqimin e viteve ’80. Ndërkaq edhe në edicionin e fundit të Dancing, ajo ka konfirmuar se nuk do të heqë dorë nga një pamje që ndryshon vazhdimisht, por që mbetet unike. Tani duhet të presim se çfarë do të sjellin netët e ardhshme të Emës në panelin e Dancing, jo vetëm si anëtare jurie, por edhe si një personazh i apasionuar pas stilit dhe të bukurës.

Meshkujt ‘të çmendur’ pas kirurgjisë plastike


Përse u sqaruan Valbona Selimllari dhe Noizy?

Tendencë, syzet optike vjeshtë-dimër 2015-2016


BORDO zbulon vendin sekret të Eneda Tarifës

Reçipetat që kushtojnë 2 milionë dollarë



Çfarë i bën vërtet kafeja lëkurës tuaj?




57-vjeçarja Sharon Stone, bukuri pa moshë

Tendencë, palltot e dimrit 2016: Shumë të gjata

Bizhuteritë e sfilatave të Parisit

Into the Woods


