Me një dizajn të ri, boutique “Alviero Martini” – “1a Classe” më 10 shtator celebroi 5-vjetorin e hapjes së brand-it ndërkombëtar në Shqipëri, teksa prezantoi edhe koleksionin tepër të veçantë, elegant dhe dinamik vjeshtë/dimër ’15-’16. Festa nisi qysh paradite, ku klientët besnikë, por edhe të rinj patën mundësinë të përfitonin një ‘gift card’ në vlerat 70 dhe 100 euro. Mbrëmjes iu dedikua një atmosferë miqësore, mes personaliteteve të njohur të biznesit, gazetarisë dhe politikës, të cilët i shohim në jetën publike me copëza hartash në veshje apo aksesorë. Kështu mbërritën edhe në këtë event, ku çantat me vulën ‘Alviero Martini’ ishin emëruesi që i bëri bashkë këto zonja të profesioneve të ndryshme. Përveçse shijuan një gotë shampanjë dhe kaluan një mbrëmje të këndshme, ato zbuluan edhe koleksionin e ri të ‘Alviero Martini’ për sezonin vjeshtë/dimër, një surprizë e vërtetë, që u reflektua në blerjet e menjëhershme. Joshëse i bëri blerjet edhe shorteu që u hodh në fund të mbrëmjes, ku një prej klienteve fitoi çantën e mrekullueshme ‘Belt Bag’!


Çfarë i bën vërtet kafeja lëkurës tuaj?




57-vjeçarja Sharon Stone, bukuri pa moshë

Tendencë, palltot e dimrit 2016: Shumë të gjata

Bizhuteritë e sfilatave të Parisit

Into the Woods



Si u veshën VIP-at për Halloween

Mbi tapetin e kuq si James Bond

Si ta kuptoni nëse ju shkojnë flokët e shkurtër


Irina Shayk, ambasadorja e re e ‘L’Oreal Paris’

Totalisht me të zeza për Halloween

Krijimet e përsosura të Van Cleef & Arpels

Tatuazhi i ri i David Beckham
