KreuStil Jetese

Si ta kuptoni nëse ju shkojnë flokët e shkurtër

Është një pyetje që shpesh ja bëjmë parukierit tonë: mendon se do të më shkojnë flokët e shkurtër? Kjo pyetje ka një përgjigje fare të thjeshtë: rregulli i 5 cm. Matja magjike është zbuluar nga parukieri inovativ John Frieda, sipas të cilit sekreti qëndron te këndet. John ka studiuar shumë fytyra dhe ka zbuluar se këndi që formon kocka e nofullës është përcaktues në faktin nëse na shkojnë flokët e gjatë apo të shkurtër. Sipas tij, rezultati është një matje e thjeshtë, por e saktë që të tregon ekzaktësisht nëse një fytyre i shkojnë flokët e gjatë apo të shkurtër.

Për ta provuar vendosni një laps në pozicion horizontal poshtë mjekrës dhe më pas vendosni një vizore poshtë veshit në pozicion vertikal. Mateni distancën; nëse është më pak se 5 cm do të dukeshit një mrekulli me flokë të shkurtër dhe nëse kjo distancë është më shumë se 5 cm atëherë flokët e gjatë do t’ju shkonin më shumë. Mund ta shihin rezultatin më së miri në portretin e Michelle Williams dhe Kim Kardashian.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF