Bordo sugjeron pesë kombinime të cilat do t’ju nxjerrin gjithmonë në pah anën tuaj më të mirë, nga veshjet me viza dhe lëkurë, tek sandalet dhe çorapet, leopard dhe buzë të kuqe, pellush dhe xhinse apo smerald dhe e zezë.
Ky kombinim vjen që nga vitet ’60 me Jane Birkin dhe Marianne Faithfull dhe vazhdon të marrë jetë në emra të njohur të botës së modës si Rosie Huntington-Whiteley, Miranda Kerr dhe Kate Moss.
Kjo tendencë e sjellë në parasarelat e Pradës, jo vetëm që i bën sandalet tuaja të përdoret çdo sezon, por edhe vë në provë aftësinë tuaj për të eksperimentuar. Një stil të tillë e kanë përqafuar edhe yje si Miroslava Duma, Ada Kokosar dhe Kate Foley
Mund të duket sikur një veshje me print leopardi dhe një buzë të kuqe të theksuara mund të jenë tepër, por në fakt efekti është krejt i kundërt. Siena Miller e shohim me një kombinim të tillë në një mbrëmje, Joanna Hillman në rrugë, ndërsa Rachel Bilson e ka provuar në tapetin e kuq.
Pamja glamour e një poliçeje kombinohet gjithmonë në mënyrë perfekte me një palë xhinse. E shohim tek Rihanna, Kate Moss dhe Siena Miller.
Një jeshile e thellë smeraldi është kundërpesha ideale e një baze në ngjyrë të zezë. Kështu që kombinimi në një veshje i këtyre dy ngjyrave nuk do ju zhgënjejë asnjëherë.

Zbuloni se cila është Lady Dior?

Gucci për meshkuj, unaza me kokë luani

Yjet në premierën botërore të James Bond

A e shëron migrenën botoksi?

Vishu me ngjyrën e pyllit këtë Vjeshtë

12 ikona të stilit nën 19 vjeç

Është momenti për buzëkuq të errët

Pesë aksesorët më IN të Dimrit




Tendencë, tatuazh për flokët




Të ngrohtat trikot e dimrit

Jaeger LeCoultre, ora me 304 diamante


Tagliatele me salmon
