Gratë i bëjnë vetes një lumë me pyetje teksa dalin për të bërë ‘shopping’: A është e bukur kjo? Duket e madhe prapanica ime? Më pëlqen vërtetë kjo? Por sipas stilistit Brad Goreski, pyetja e vetme dhe më e rëndësishme që një grua duhet t’i bëjë vetes në këto momente është ndoshta e fundit që ju shkon ndërmend. “Kur një grua del për ‘shopping’, duhet të jetë një eksperiencë mjaft e gëzueshme dhe diçka me të cilën ti po shpërblen veten”, – thotë stilisti i njohur, – e kemi në majë të gjuhës të themi atë që nuk na pëlqen tek vetja, kur në fakt duhet të jetë krejt e kundërta. Para dhe gjatë ‘shopping’, thotë Goreski, i cili numëron Sarah Hyland dhe Rashida Jones mes klienteve të tij VIP, duhet të pyesim vetëm se çfarë na pëlqen tek vetja jonë.
“Po, kjo mund të duket banale, por nëse e nisni nga këtu, atëherë ju do të shkoni në dyqan për të nxjerrë në pah atë që vërtetë doni nga vetja juaj. Nëse keni këmbë të bukura, atëherë me siguri që do të kishit dëshirë të vishnit një fund të shkurtër apo pantallona të ngushta”, – këshillon stilisti.



Tendencë, tatuazh për flokët




Të ngrohtat trikot e dimrit

Jaeger LeCoultre, ora me 304 diamante


Tagliatele me salmon

Rikthehen Backstreet Boys dhe Spice Girls?


Çanta të pabesueshme

Miranda Kerr, zbulon sekretin e bukurisë


Balmain dizenjon për H&M

Ermira Mehmeti, një zë kumbues nga Maqedonia

Diadema, nga princeshat në pasarela

Tendencë, palltot e ngrohta të Dimrit
