Nga një aksesor dedikuar vetëm familjeve mbretërore, diadema ose kurorat u kthyen në një aksesor mode. E para ishte aktorja Audrey Hepburn, e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një diademë në qendër të së cilës ishte një kristal i madh. Grace Kelly, princesha e Monakos shkëlqeu me diademën e principatës së Monakos. Por ishte Elisabeth Taylor, ajo e cila edhe pse nuk ishte një princeshë, duke u shfaqur me një kurorë mbi flokë tregoi se diamantet ishin një pasion i saj i madh. Paris Hilton për të provuar se ishte trashëgimtare, nuk mund t’i rezistonte dot dëshirës për të mbajtur një kurorë princeshe e veshur me një fustan rozë. Aktoret Natalie Portman, Kiera Knightley dhe Scarlett Johansson u shfaqën në tapetin e kuq, duke i dhënë rëndësinë e një aksesori mode kurorës së princeshës, ndërsa Courtney Love dhe Amanda de Cadenet shkëlqyen të veshura me mëndafsh, buzë të kuqe dhe dy diadema mbi flokët biondë. Rikthimi më i bukur i diademës si aksesor mode, ishte propozimi i bërë nga Dolce & Gabbana, Miu Miu dhe Saint Laurent si pjesë e koleksionit Pranverë 2-16. Provojeni dhe do ta kuptoni sa sharm dhe forcë përcjell në pamjen tuaj një kurorë princeshe mbi flokë.

Tendencë, palltot e ngrohta të Dimrit

Vishu si ylber në ditë me shi!

Shkëlqimi i Cate Blanchett

Çiftet që nuk besohej se do të ndaheshin


Mirë se Vjen Vjeshtë


100 vjet buzëkuq

3 arsye për të pasur një shall?

Tik-tak: Cilën orë të zgjedh?

Prindërit u ndanë. Po me mua çfarë do të bëhet?!

Në gardërobën e Ersit!

Gand(I) i modelingut

Minir Asani, shkencëtari shqiptar i syrit

“Arjon”, shtëpia juaj, arti ynë

Dieta Dukan në 7 ditë

Çanta tunduese

Ikebana, gjuha e luleve

Sekretet e Dita-s
