KreuStil Jetese

Kate Winslet kundër fotoshopit: Mjaft m’i modifikuat fotot!

Kate Winslet kundër fotoshopit. Aktorja imazhi i ‘Lancome’, nuk pranon më që fotot e saj në fushatën publicitare të modifikohen për të qenë një shembull pozitiv i femrave të brezit të ri. “Dua të jem autentike, – shpjegon aktorja për ‘E! news’, – edhe me rrudhat e mia”. Më tej Winslet kritikon modifikimin ekstrem dhe tjetërsimin e imazhit, që shpesh e bëjnë fytyrën krejt ndryshe nga ç’është në të vërtetë. “Kam gjithmonë dëshirë të them të vërtetën për atë që jam, – pohon aktorja, – ndiej një përgjegjësi të madhe karshi të rinjve”. Sa i takon kontratës së saj me ‘L’Oreal’, Kate Winslet dukej më natyrale dhe dukshëm pa asnjë grimë fotoshopi.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF