Jeni përpjekur të përdorni të gjitha mënyrat por asgjë nuk ka funksionuar? Shefi juaj ende nuk njeh emrin tuaj dhe rritja juaj shumë e dëshiruar në detyrë nuk duket gjëkundi? Është e vështirë që të dallohesh në mes të një turme meshkujsh me kostum gri dhe këmishë të bardhë. Por një veshje formale nuk limitohet vetëm në një përmbledhje të nuancave të grisë, blusë apo të zezës. Të tregosh zhdërvjelltësi stilistike mund të jetë një plus për karrierën tuaj sipas një studimi të ri britanik të zhvilluar nga Case Station, një kompani që prodhon aksesorë për celularë.
Ndonëse 20% e anglezëve mjaftohen të vishen me të zezë, gri dhe të bardhë, ata që guxojnë të vendosin ngjyrat në punë kanë konstatuar efekte në zhvillimin e tyre profesional. Madje në mënyrë të habitshme, një person në pesë mes moshës 18-34 vjeç pohon se veshja me ngjyra i ka mundësuar të arrijë vlerësim, ndërsa për të njëjtin spektër moshe, 20% pohojnë se kjo i ka ndihmuar të marrin një rritje.
Në 2 000 punonjës të anketuar, 25% vlerrësojnë se intuita e tyre për stilin e të veshurit ka kontribuar drejtpërdrejt në punësimin e tyre. Rreth 30% e tyre ndihen më optimist, më kreativ dhe kanë më shumë vetbesim kur vishen me ngjyra. Por kjo ka impakt edhe në kolegët e tyre pasi një e katërta e të anketuarve deklaron se ndihen më të lumtur kur shohin kolegët e tyre të veshur me ngjyra. Madje 11% e të pyeturve shprehen se do të dëshironin të visheshin edhe me më shumë ngjyra.
Sigurisht që në botën e medias është më e lehtë që të vishemi me ngjyra. Por kjo është e mundur edhe për një punonjës të një banke shumë rigoroze falë detajeve të vogla si kravata, portofoli apo çorapet. Gjithë këto tregues të personalitetit tuaj. Pra stili ëshë një mënyrë për të treguar aftësinë për të ndërmarrë rreziqe dhe të tregoni kreativitetin tuaj.

Këtë dimër zgjidh pantallonat me bel të lartë

Aksesorë të mrekullueshëm për flokët


Thonjtë e ‘qelqtë’, trendi i vjeshtës 2015

Ema Andrea, kameleoni i Dancing With The Stars

Meshkujt ‘të çmendur’ pas kirurgjisë plastike


Përse u sqaruan Valbona Selimllari dhe Noizy?

Tendencë, syzet optike vjeshtë-dimër 2015-2016


BORDO zbulon vendin sekret të Eneda Tarifës

Reçipetat që kushtojnë 2 milionë dollarë



Çfarë i bën vërtet kafeja lëkurës tuaj?




57-vjeçarja Sharon Stone, bukuri pa moshë
