Ajo është një nga ikonat e bukurisë shqiptare. Bukuri që për fatin e mirë të saj vijon t’i zgjasë edhe sot. Vitet vetëm e kanë fisnikëruar atë. Rajmonda Bulku, 57-vjeç mahniti publikun kryeqytetas teksa u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar, në komedinë “Tartufi” në superformë: me një pamje tërësisht të freskët dhe me trup më tonifikuar, ajo ka lënë dhe vijonë të lërë gojëhapur të gjithë. I tillë ishte reagimi edhe dje në Tiranë, në një event, ku mes shumë zonjave të ftuara, Bulku sërish rrëmbeu vëmendjen. Shumë aludime janë ngritur mbi arsyet e rënies së papritur në peshë të aktores, por BORDO ka arritur të zbulojë se cila ka qenë arsyeja e vërtetë. Miq të afërt të aktores na kanë zbuluar se shkak i rënies në peshë ka qenë ndjekja e një diete. Bëhet fjalë për dietën e famshme Dukan, të cilën aktorja e ka zbatuar me rigorozitet, duke arritur brenda një kohë të shkurtër rezultate të hatshme. BORDO sjell dy momente para dhe pas dietës së aktores, që tregojnë dukshëm ndryshimet që ka pësuar falë kësaj diete spartane.
Shumë urime për Rita Orën!
Shijo shiun nën umbrellë
Si mund të veshim palltot leopard?
Si të vishni rozën e trëndafiltë
Vathë të mëdhenj dhe të shndritshëm
Amal shtatzënë, George Clooney së shpejti baba
Pallto në stilin ‘vintage’ për Dimër
Çfarë i ka bërë vetes Chris Hemsworth?
10 fustanet e Jenniffer Lopez në AMA
Më të mirët e British Fashion Awards
Palltot dhe xhaketat prej gëzofi të Dimrit
“Zafirro Z2”, një brisk prej zafiri
Kush u vesh më bukur në American Music Awards
Të bukura 50, 60 dhe 70 vjeçe
Pse duhet të zgjidhni blunë në Dimër
