KreuArt

Laura Nezha, Ofelia e re shqiptare

Mbrëmjen e djeshme është vendosur në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” tragjedia “Hamlet” e William Shekpsir.
Aktorja Laura Nezha, e cila interpreton rolin e Ofelisë tregon për BORDO emocionet e mbrëmjes së djeshme dhe çfarë do të thotë ky rol për të.

Nga Sidorela Lepri

Mbrëmjen e djeshme është vendosur në skenë shfaqja “Hamleti” dhe ju interpretoni rolin e Ofelisë. Mund të na tregoni disa nga emocionet e premieres së mbrëmshme?

Mund të them se shkoi mjaft mirë, kuptohet plot emocione të bukura të finalizimit të një pune tjetër për mua. Më lumturuan duartrokitjet, urimet dhe fjalët e mira. Ishte kënaqësi të punoja me regjisorin e talentuar Enke Fezollari, që solli një frymë tjetër për shfaqjen.

Laura, çfarë do të thotë për ty të interpretosh në një rol të tillë?

Së pari e konsideroj fat, sepse Ofelia një nga personazhet më të famshëm të dramaturgjisë që e njeh i vogël e i madh, përgjegjësi të madhe për ta sjellë në karakter, mundësi për të shpalosur gjithë nuancat e shpirtit, nga më të pastrat deri tek ato me të gërryerat nga dërmimi.

Si je ndjerë në petkun e Ofelisë dhe çfarë do të veçoje nga ky rol?

Shekspiri është gjeni për vetë faktin se vepra e tij flet e do të flasë gjithmonë me po të njëjtën fuqi dhe kjo të bën ta ndjesh rolin shumë afër vetes, mbi të gjitha kur Hamleti-partner vishet me fytyrën dhe shpirtin e bukur të Luiza Xhuvanit, që më ka falur besim. I jam mirënjohëse.

Meqënëse jemi tek personazhet, në petkun e cilit je ndjerë më shumë vetvetja?

Sikur të mund t’i ndaja në çdo personazh do e gjesh një copëz nga vetja dhe kështu janë të gjithë të shtrenjtë.

Angazhimet e ardhshme pas këtij roli?

Jam në bisedime për rolin e radhës për të cilin do të filloje puna në fillim të prillit si dhe për këngën e re që nuk do të vonojë.

Tags:

Home Art

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF