1 nga 5 adoleshentë do të jenë obezë (mbipeshë) deri në vitin 2015 në nivel global, dhe duket sikur nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur këtë fakt.
Mbipesha është një çrregullim kompleks që përfshin yndyrën e tepërt trupore. Kjo nuk është vetëm një shqetësim nga ana estetike, pasi obeziteti rrit edhe rrezikun e problemeve shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbipesha në të gjithë botën është dyfishuar që nga viti 1980 dhe mendohet se do të vazhdojë të rritet me shifra të frikshme.
OBSH vlerëson se rreth 600 milion njerëz në mbarë botën ishin mbipeshë në vitin 2014.
Me gjithë përpjekjet e OKB-së për të frenuar obezitetitin, një studim i ri tregon se 1 në 5 adoleshentë do të jenë mbipeshë deri në vitin 2015 në nivel global.
Shumë ekspertë fajësojnë dietën “perëndimore”, e cila është e lartë në sheqerna të shtuara, yndyrna, dhe karbohidrate. Kjo është një dietë që dalëngadalë është duke u miratuar në të gjithë botën.
Burimi: StepIn2/ Sidorela Lepri


Frigoriferi fashion i Dolce & Gabbana


Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!


Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!


Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!



Qyteti “fantazmë” i Sharm El Sheikh



Harry Styles la të dashurën për Kendall Jenner


