Gjiganti tajvanez i teknologjisë vitet e fundit kishte dalë nga rruga e duhur në seektorin e smartfonëve, por tani HTC-ja po rikthehet në ditët e lavdishme të HTC One. Smartfoni i ri quhet HTC 10 dhe sipas parashikimeve pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe një konkurent i denjë ndaj iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S7.
HTC 10 rikthen teknologjinë e ultrapikselëve, me një kamer me sensor 12 MP e përbërë nga piksela të gjerë (1.55µm), me një hapje f/1.8, OIS dhe Laser AF. Kamera mund të kapë foto 12 bit RAW, të filmojë video 4K 2160p dhe audio me rezolucion të lartë.
Për herë të parë në historinë e smartfonëve kamera e përparme që shërben për selfie ka stabilizues optik të imazhit. Me një sensor 5MP dhe hapje f/1.8.
BoomSound një tjetër teknologji që rilind, në vend të bokseve stereo dyshja punon si një boks me dy anë, tweeter (frekuence të larta) dhe woofer (frekuenca të ulëta).
Duke vajtur sërish mbrapa në kohë në ditët e arta të modelit “Desire”, në kuti do të gjeni kufje premium me audio të rezolucionit të lartë.
HTC 10 ka një ekran 5,2 polësh me rezolucion QHD (1 440 x 2 560px), është i teknologjisë Super LCD 5 me anët e përthyera dhe xham mbrojtës Gorilla Glass. Ai ka versionin më të fundit të sistemit operativ Android, me një procesor Snapdragon 820 dhe 4GB RAM.
Mund të zgjidhni një version me 32 GB memorje ose 64 GB, të dy të pajisur me mundësinë e vendosjes së kartës së memorjes. Bateria është 3 000 mAh që mund të karikohet deri në 50% për 30 minuta falë teknologjisë Quick Charge 3.0.
Me këto të dhëna të HTC 10 presim këtë vit 2016 një luftë të ashpër mes gjigantëve të smartfonëve.

Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Audi A8 L Extended një makinë prerje XXXL

Xhaketa që ju duhet këtë pranverë!

Vetitë kuruese të vajit të arrës së kokosit




Frigoriferi fashion i Dolce & Gabbana


Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!


Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!


Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!


