“Çohu dhe lëviz, nëse do që të jetosh më gjatë”, thotë një studim i Universitetit të ri të Pensilvanisë.
Hulumtuesit e universitetit kanë shqyrtuar të dhënat nga rreth 3.000 njerëz që i përkisnin grupmoshave 50-79 vjeç, të cilët ishin pjesëmarrës në Anketën Kombëtare Shëndetësore dhe të ushqyerit shëndetshëm. Studimi është kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Ata zbuluan se ata që ushtroheshin vazhdimisht dhe i kushtonin kohë, ishin më shumë të prirur për të jetuar gjatë.
Autori kryesor dhe kandidati i doktoraturës në demografi në Penn, Ezra Fishman tha:
“Të gjithë njerëzit që ishin në lëvizje për shkak të punës, rutinës së ditës apo zgjedhjes individuale për t’u ushtruar treguan shenja se do të jetojnë më gjatë. Të gjithë ata që lanin enët, pastronin dyshemetë, etj, treguan se janë më të prirur të jetojnë më gjatë se njerëzit që ishin të ulur në një tavolinë.
Edhe pse studimet e mëparshme kanë treguar rezultate të ngjashme, kjo është pak më ndryshe. Shumica e studimeve të kësaj natyre u kërkojnë pjesëmarrësve të raportojnë informacionin e tyre të saktë të aktivitetit ditor, dhe shumica e njerëzve përfundojnë duke e ekzagjeruar.
Megjithatë, ky studim nuk ua ka lënë atë në dorë pjesëmarrësve. Në vend të kësaj, studimi ka përdorur gjurmuesit për të monitoruar lëvizjet e njerëzve të përfshirë në studim.
Burimi: StepIn2/ Sidorela Lepri



Frigoriferi fashion i Dolce & Gabbana


Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!


Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!


Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!



Qyteti “fantazmë” i Sharm El Sheikh



Harry Styles la të dashurën për Kendall Jenner

