Njësoj si C-të e kryqëzuara të logos so saj, Chanel nuk ka pushuar se ndërthururi historinë e saj me atë të kinemasë. Kristen Stewart i jep sërish imazhin Karl Lagerfeld-it për fushatën e re të modës së shtëpisë pariziane.
Koleksioni i ri quhet “Parisi në Romë”, Kajzeri ka krijuar një lagje pariziane në zemër të qytetit hyjnor, më saktë në “Teatro N°5”, studioja e preferuar e të madhit Federico Fellini në Cinecittà. Pasi ringjalli lidhjet me kinemanë evropiane, Karl Lagerfeld shkon përtej atlantikur duke thërritur aktoren amerikane, Kristen Stewart.
E bërë e famshme për rolin e Bella-s në sagën e famshme me vampirë “Twilight” dhe që në Francë ka fituar një cmim César si roli më i mirë i dytë me filmin “Sils Maria”, aktorja 26 vjeçare fillon të regjistrojë sukseset në ekranin e madhë por gjithashtu edhe bashkëpunimin me Chanel.
Karl Lagerfeld e ka fotografuar më parë për koleksionin Paris-Dallas në vitin 2014. Më pas e filmoi në vitin 2015 për një xhirim të shkurtër “Made in rue Cambon, Once and Forever”. Bashkëpunimi i Stewart me C-të e kryqëzuara vazhdon edhe për syzet, në prill 2015 dhe për linjën e bukurisë në vitin 2016.
Të pandashëm, Lagerfeld dhe Stewart gjenden sot për një fushatë të re të Chanel “Paris in Rome” që do të gjendet në butikë në qershor 2016.
Me një bardhë e zi të thatë, shikim të zymtë dhe poza të studiuara që shfaqin herë një shpatull të zbuluar, herë një dekolte tërheqëse. Aktorja bën kinemanë e saj italiane në një apartament parizian para objektivit të jashtëzakonshëm të Karl Lagerfeld.


Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Audi A8 L Extended një makinë prerje XXXL

Xhaketa që ju duhet këtë pranverë!

Vetitë kuruese të vajit të arrës së kokosit




Frigoriferi fashion i Dolce & Gabbana


Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!


Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!


Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!

