KreuStil Jetese

Kush janë yjet më influente të planetit në vitin 2016?

Si çdo vit, klasifikimi i 100 personaliteteve më influente të vitit publikohet në revistën e njohur amerikane “Time”. Mes politikanëve, sportistëve dhe sipërmarrësve, disa yje të botës së spektaklit arrijnë të hyjnë në këtë klasifikim.

Kush janë yjet që tërheqin më shumë vëmendje në vitin 2016? Këngëtarja britanike Adele ngjitet në këtë klasifikim (në vend të 25-të) falë sukesesit të albumit të saj.

Por edhe Leonardo DiCaprio është gjithashtu mes personaliteteve më influente, kryesisht falë fitores së tij në Oscar 2016 me rolin në filmin “The Revenant” si dhe për angazhimin e tij për mbrojtjen e planetit.

Në fakt “Time” vlerëson gjithashtu Nicki Minaj si reperja më e mirë e gjeneratës së saj dhe Ariana Grande, për numërin shumë të lartë fansave të saj.

Në këtë klasifikim gjejmë gjithashtu edhe Charlize Theron, e përgëzuar për angazhimin e saj në parandalimin e SIDA-s në Afrikë. Caitlyn Jenner, krijuesja e klanit Kardashian-Jenner është gjithashtu në këtë klasifikim falë hapësirës që i ofron transgjinorëve, në serinë e saj “I Am Caitlyn”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF