Këngëtari legjendar amerikan, Prince, një nga muzikantët më të mëdhenj pop të gjeneratës së tij, vdiq në mëshën 57 vjeçare, njoftoi sot faqja e internetit informative TMZ.
“Me një trishtim të thellë konfirmoj se interpreti legjendar, Prince Roger Nelson, vdiq sot në mëngjes në rezidencën e tij në Paisley Park”, njoftoi zëdhënësja e tij, Yvette Noel-Schure.
Nga ana tjetër sherifi i qarkut ku jeton Prince ka njoftuar se një hetim ka filluar mbi rrethanat e vdekjes, pa dhënë informacione të tjera.
Këngëtari ishte dërguar të premten me urgjencë në spital për shkak të një gripi, njoftuan shumë media.
Djaloshi i Minneapolis ishte një nga muzikantët më të mëdhenj të viteve 80-90, me këngë si “Purple Rain”, “Cream”, “Girls & Boys”, “Kiss”, që kanë bërë gjithë botën të kërcejë duke përzier tingujt e kitares dhe ritmet funk.
Rreth 1,60 metra i gjatë por me një personalitet të jashtëzakonshëm, ai, që shpesh është paraqitur si një rival i Michael Jackson, ishte një zot i vërtetë në skenë, me një stil dandy dhe duke luajtur shpesh me seksualitetin hermafrodit.
Ndërkohë që kishte filluar një seri koncertesh, ai kishte njoftuar muajin e kaluar se do të publikonte kujtimet e tij, ku botuesi i tij parashikonte se do të ishin antikonformiste.
Muzikanti, i lindur nën emrin e Prince Nelson, jetoi gjithnjë në periferi të Minneapolis. Ai mbeti gjithnjë krijues dhe së fundmi kishte filluar të përdorte streming, duke vlerësuar se interneti i jepte më shumë liri artistike.
Në vitet 1990, Prince kishte ndryshuar emrin e tij me një togfjalësh fantastik “Love symbol”. Ai kishte shkruar gjithashtu fjalën “esclave” (skllav) në faqen e tij për të protestuar kundër kushteve kontraktuale që e lidhnin në atë kohë me markën Warner.
Më shumë i njohur si kitarist, këngëtar dhe kërcimtar, Prince ka organizuar së fundmi koncerte në studiot e tij në Paisley Park, në Minesota (SHBA) dhe në Australi, gjatë të cilit ai luajti solo në piano, duke deklaruar se kërkonte të përballej me një tjetër sfidë artistike.


Elizabeth II – Gëzuar ditëlindjen Madhëria juaj!

Kush janë meshkujt më me stil në botë?

Kate Middleton në gjurmët e Princeshë Dianës


Elizabeth II, një “fashion queen” e vërtetë


Coachella 2016 : Festivali i yjeve!


Jaguar F-Pace: Performancë & konfort!

Gara e hipizmit, eventi që ‘zgjoi’ kryeqytetin





10 veturat më të shtrenjta në ankande

Fotot e festës “siçiliane” në Tiranë

5 detinacione që mund të vizitoni në pranverë

