KreuStil Jetese

Victoria Beckham mbush sot 42 vjeç… 6 gjëra që dëshironi të dini mbi të!

Happy birthday Victoria Beckham! Ndërkohë që ajo feston sot 42 vite, më poshtë do të gjeni gjithçka keni dëshiruar të dini mbi këtë krijuese të modës dhe business woman.

1 – Motoja e saj? “Less is more”

Pasi doli nga luku i saj prej Spice Girl në vitet 90 dhe krijoi emër në botën e modës, Victoria Beckham kultivon një luk të drejtpërdrejtë. Modili i saj i përditshëm? Një këmishë e ngjitur pas trupit, pantallona slim, taka të larta dhe gjithnjë një palë syze dielli.

2 – Ajo është shumë elastike

Merret me sport që në gjashtë të mëngjesit. Ky është sekreti i bukurisë së Victoria Beckham.

3 – Ajo ka shumë humor

Fansat e saj në Instagram e dinë këtë. Po, Victoria Beckham është plot humor si dhe vë në lojë veten e saj. Kjo duket nga fotot e shumta që ajo poston në profilin e saj. Për sa i përket buzëqeshjes së saj ajo shkuran: “Unë buzëqesh nga brendësia. Është roli im në botën e modës”. So british.

4 – Ajo ka bërë kopertinën e numrit të Krishtlindjeve të Vogue Paris.

Për numrin e Vogue Paris dhjetor-janar 2014, Victoria Beckham shfaq botën e saj, punën dhe familjen. Ajo pozon me kënaqësi në duart e bashkshortit të saj David Beckham për dy postera specialë plot sensualitet.

5 – Ajo bën pjesë në 100 femrat më të fuqishme të Britanisë së Madhe.

Në vitin 2013, ajo figuron në 100 femrat më të fuqishme në Britaninë e Madhe sipas emisionit të BBC, Woman’s Hour.

6 – Ajo është shumë aktive në botën humanitare.

Udhëton në Afrikë për UNAIDS, Save The Children UK, duke vizituar spitale për fëmijë… Victoria Beckham jep para dhe kohë për të ndihmuar të tjerët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF