Me qershorin vjen edhe vera dhe ditët plot diell. Për të përmbushur dëshirat tuaja për pushim ose kulturë, më poshtë do të gjeni pesë vendet më të mira ku mund të kaloni muajin e qershorit.
Mund të shkoni në Francë, më sakt në Marsejë, ku qershori është muaji më i këndshëm i vitit. Moti është në momentin e tij më të mirë kjo sepse në këtë periudhë fryn gjithnjë një fllad i lehtë që nuk e lë termometrin të shpërthejë. Çdo vit festa e muzikës ketu arrin maksimumin si në asnjë vend tjetër të Francës.
Mund të shkoni në ishujt Kanaries! Rreth 1000 kilometra larg Spanjës, ky arqipelag në oqeanin Atlantik nuk i ka asgjë zili ishujve ekzotikë, objekt i fantazive tona. Gjithçka është si një parajsë, që nga fshatërat piktoreske tek plazhrat me rërë fine. Madje është e mundur që të vizitoni vullkanin Teide, një mrekulli e natyrës.
Nëse dëshironi të lëvizni me familjen, Kebeku është vendi perfekt për të kaluar disa ditë me fëmijët. Ky qytet kanadez është vendi perfekt i lojërave si për të vegjëlit edhe për të rriturit. Pasi të keni shëtitur në qytetin e vjetër dhe të keni përfituar nga sharmi i një vendi plot histori, mund të shkoni në parkun e ujëvarës së Montmorency. Vendi ideal për t’u freskuar ndërkohë që dita bëhet e nxehtë.
Nëse kërkoni një udhëtim jo të shtrenjtë, atëherë shkoni në Beograd. Kryeqyteti serb jo vetëm që është një vend me histori por është edhe një nga destinacionet më të lira në Evropë. Këtu do të gjeni një larmishmëri të aktiviteteve kulturore, ndërsa jeta e natës është shumë e pasur.
Mund të niseni për t’u furnizuar me Vitaminë D! Andaluzia, në Sapnjën kontinentale, është një parajsë plot diell që propozon një peisazh të mrekullueshëm. Male apo det, të gjitha dëshirat tuaja do të realizohen!

10 veturat më të shtrenjta në ankande

Fotot e festës “siçiliane” në Tiranë

5 detinacione që mund të vizitoni në pranverë



Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Audi A8 L Extended një makinë prerje XXXL

Xhaketa që ju duhet këtë pranverë!

Vetitë kuruese të vajit të arrës së kokosit




Frigoriferi fashion i Dolce & Gabbana


Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!

