Fundjavën që lamë pas, Era Xhabafti, e fejuara e Tedi Ngjelës, festoi ditëlindjen e saj në një ambient unik me nuanca siçiliane. Festa u organizua në një nga vendet më glamour të Tiranës në restorant “Austria”, ku ishin ftuar të afërm dhe miq të çiftit. Era kishte menduar për çdo detaj të festës, e cila përtej frymës italiane, ishte një mbrëmje intime me miqtë e tyre më të dashur. Arredimi i ambienteve, torta, dekori e deri tek çdo detaj i festës, sillte aromën e një mbrëmje ku mbizotëronte eleganca, e cila reflektohej qartazi edhe tek kodi i veshjeve të të ftuarve, mes të cilëve spikatën personazhe të botës së ekranit, si: regjisorja Vera Grabocka, stilistja Enada At’Nikolla, e shumë të tjerë. Znj, Xhabafti ra në sy për veshjen e saj elegante, e cila ishte një fustan i verdhë, me rrip kadife ngjyrë bordo, dekoruar me gurë shumëngjyrësh, ndërsa Tedi kishte veshur një xhaketë kadife të zezë me papion.
Kjo ishte shfaqja zyrtare e çiftit në publik, e për të kremtuar bashkimin, nuk mungonin të afërmit më të dashur, mes të cilëve nëna e Tedit, sipërmarrësja Shefikat Ngjela dhe motra e tij e vetme, Ersi.
Pikërisht në këtë festë, Era përveç urimeve për ditëlindje, mori edhe urimet për beben, e cila pritet të vijë në jetë pas katër muajsh.
Foto: Gent Onuzi

5 detinacione që mund të vizitoni në pranverë



Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Audi A8 L Extended një makinë prerje XXXL

Xhaketa që ju duhet këtë pranverë!

Vetitë kuruese të vajit të arrës së kokosit




Frigoriferi fashion i Dolce & Gabbana


Aksesorët më të mirë metalikë për në pranverë

Një mënyrë e thjeshtë kursimi!

Kur dashuria nuk njeh moshë!

Lajme të këqija për Khloe Kardashian!


Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!

