KreuStil Jetese

Fotot më të pëlqyera të “Tiranë, në kërkim të stilit”

Revista BORDO nisi dy javë më parë konkursin “Tiranë, në kërkim të stilit”, duke sjellë përmes fotografive njerëz të veshur bukur rrugëve të kryeqytetit. Të gjitha fotot janë shprehur nga fotografi i revistës me njerëz, të cilët i kemi takuar rastësisht rrugëve të kryeqyetit.
Por ndërkohë konkursi ka hyrë në javën e tij të tretë dhe do të vazhdojë të jetë i hapur deri në javën e dytë të muajit maj.  Për Çdo javë do të përzgjidhet fotoja më e pëlqyera dhe e komentuar, dhe në fund të gjitha këto foto më të votuara do të jenë pjesë e numrit të radhës së revistës Bordo.
Në këto dy javë në bazë të numrit të likeve, komenteve dhe shpërndarjes ne kemi përzgjedhur fotot më të pëlqyera nga ju. Ja disa prej më të votuarave:
– Ina Qato
– Marinela Prifti
– Gerta Kapxhiu
– Guido Kaloti
– Alesia Qirici
– Olsi Zerka
Ndërkohë ju mund të vazhdoni të komentoni dhe shpërndani fotot tuaja të preferuara, duke ndryshuar kështu rezultatin çdo moment.
Revista Bordo ju uron suksese!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF