KreuStil Jetese

Johnny Depp dhe Amber Heard pranojnë gabimin e tyre të “tmerrshëm” në një video tallëse

Pasi falsifikoi një formular imigracioni për të futur qentë e saj në Australi, Amber Heard ka kërkuar falje publike në një video, në krahë të bashkshorit të saj, Johnny Depp.

Në maj 2015, Amber Heard bëri skandal ndërkohë që i bashkohej Johnny Depp në sheshin e xhirimit të serisë së pestë të Piratëve të Karaibeve, “Dead Men Tell no Tales”, pa deklaruar se qentë e saj ishin në udhëtim me të.

Një gabim shumë i rëndë. Në fakt autoritetet australiane nuk bëjnë shaka me kafshët. Për të evituar përhapjen e sëmundjeve, macet dhe qentë që vijnë nga SHBA-ja i nënshtrohen 10 ditë karantine.

Nëse nuk respektoni rregullat! Merrni një gjobë prej 10 000 eurosh dhe 10 vite burg.

Në fakt Amber Heard, që mbërriti me avion privat në Sidnei, në asnjë moment nuk e kishte deklaruar preninë e qenërve të saj, Pistol et Boo, në territorin australian. Por mashtrimi nuk zgjati për shumë kohë. lajmi u përhap shumë shpejt duke arritur deri tek ministri i Bujqësisë, Barnaby Joyce, i cili me shumë edukatë i kërcënoi me eutanazi. Ky kërcënim u morr shumë seriozisht.

Këtë të hënë më 18 prill, Amber Heard pranoi para drejtësisë se kishte falsifikuar formularin që i kishte dorëzuar shërbimeve të imigracionit për të kaluar qentë e saj.

Aktorja i dorëzoi gjykatës edhe një video në të cilën ajo kërkon ndjesë publike në krahë të bashkshortit të saj: “Më vjen sinqerisht shumë keq që  Pistol dhe Boo nuk ishin deklaruar. Mbrojtja e Australisë është e rëndësishme”.

Një video që, ndonëse ajo shfaqet shumë zyrtare, duket edhe ironike. Johnny Depp me kostum, duke tundur kokën dhe sytë e lyer, nuk duket kredibël kur thotë plot seriozitet se “australianët janë njëkohësisht unik, të ngrohtë dhe të drejtpërdrejtë”.

Video:

https://www.youtube.com/watch?v=Q2BDtdkyxFk

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF