KreuStil Jetese

Gara e hipizmit, eventi që ‘zgjoi’ kryeqytetin

Gjatë fundjavës kryeqytetit iu shtua një eveniment tejet atraktiv. Dhjetra të apasionuar pas sportit të hipizmit kanë ndjekur në mjediset e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ garën ku ishin të ftuar 12 garues profesionistë nga vendi dhe arena ndërkombëtare. Edhe pse ishte një aktivitet i cili organizohej për herë të parë nga Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj, Spitali Amerikan dhe Bashkia e Tiranës, gjithçka shkoi përtej parashikimeve, duke u vlerësuar për mbarëvatjen e suksesshme. Ky aktivitet sportiv dhe rekreativ u finalizua me 3 fitues: çmimi i parë u fitua nga Himlmar Meyer, nga Gjermania; i dyti ishte Andrian Todorov nga Bullgaria dhe çmimi i tretë për Adriatik Tafanin nga Shqipëria. Sporti i hipizmit është i përhapur veçanërisht në vendet me tradita të mëdha sportive, por prej disa vitesh edhe në vendin tonë. Gjatë aktivitetit, biznese të ndryshme ofruan shërbime kulinarie për pjesëmarrësit, vizitorët dhe sportdashësit. Organizatorët kishin si qëllim nxitjen e aktiviteteve duke përfshirë sa më shumë të rinj për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF