KreuStil Jetese

Jaguar F-Pace: Performancë & konfort!

Sa kohë do t’i duhet Jaguar F-Pace të largojë nga majat e wishlist SUV-ët “e përhershëm” Gjerman? Shumë pak, duke gjykuar mbi 10 000 blerjet e konfirmuara deri tani, nga shtëpia britanike para se ky SUV i pazakontë të arrijë në koncesionare.

Që F-Pace do të pëlqehej nga publiku ishte jasht diskutimi. Fundja vetëm duke e parë shfaqet dukshëm afërsia e ngushtë stilisike që ka me veturën sportive F-Type, një nga më të suksesshmet për Jaguarin.

Nën kofano gjejmë tre lloje motorësh. Një motor benzine 3.0 V6 të potenciuar që çliron 380 kuaj fuqi dhe ka një forcë tërheqëse prej 450 Nm dhe arrin deri në 4 500 xhiro. Motori tjetër është një version turbodiesel 3.0 V6 çliron 300 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqëse prej 700 Nm duke arritur 2 000 xhiro. Modeli i tretë është edhe ai më ekonomik, version 2.0 turbodiesel dhe çliron 180 kuaj fuqi.

Zyrat e ekonomisë parashikojnë se deri në vitin 2020, praktikisht “pasnesër”, shitjet globale të veturave SUV premium të madhësive mesatare do të rriten me 50%. Me këto lajme të mira në zyrat e Jaguar janë duke fërkuar duart duke ditur se kanë roduktin e duhur dhe një marzh të lartë rritjeje. Kju duket nga suksesi i lartë që ka arritur F-Pace duke arritur një rritje të shitjeve me 90%. Që përkjthehet se 9 klientë nga 10 nuk kanë pasur më parë një Jagar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF