Të presësh shumë para se të hash, të mos hash asgjë për mungesë të urisë, të marrësh shumë proteina… duhen evituar të gjitha këto gabime dhe të tjera që shkatërrojnë të gjitha përpjekjet e bëra gjatë fiskulturës.
Të hash menjëherë pasi ke bërë vrap
Njësoj si në fillim të vrapit, trupi ka nevojë për rreth 15 minuta për t’u qetësuar. Pasi keni vrapuar, organizmi dhe truri kanë gjithashtu nevojë të kuptojnë që sforcimi ka mbaruar dhe se faza e rekuperimit mund të fillojë.
Të presësh shumë për të ngrënë
Duke vonuar drekën, humbasim masë muskulore. Gjatë sforcimeve, muskuli ka konsumuar të gjithë ose pjesën më të madhe të glikogjenit muskulor. Nëse nuk e riprtërijmë me karbohidrate dhe proteina, e bën ai vetë duke u vetë degraduar. Madje në këtë mënyrë dëmtojmë edhe rekuperimin e organizmit. Procesi i rindërtimit është i përshpejtuar gjatë 30 minutave pas stërvitjes dhe vjen duke u zvogëluar me kohën. Është duke përfituar nga ky hark kohor që ne mund të rekuperojmë më mirë.
Të mos hash asgjë sepse nuk keni uri
Pasi keni nxjerrë shkumë në palestër, nuk është e rrallë që t’ju ikë dëshira për të ngrënë dhe të futeni menjëherë në dush pastaj të shtriheni. Por duke shmangur ngrënien, ne dëmtojmë organizmin. Në të gjitha rastet, duhet të furnizohemi për të evituar dhimbjet e barkut dhe lodhjet.
Duhet të privilegjoni lëngjet pasi mbaroni fiskulturë. Gjaku gjendet kryesisht në muskuj dhe jo në sistemin tretës. Mund të merrni supëra ose pije të pasura në proteina, karbohidrate dhe minerale.
Receta ideale: Përzieni qumështin vegjetal të pasur në proteina, me pak shurup agave, përdorni mjalt në vend të sheqerit, grini një kivi dhe fara kungulli ose luledielli kryesisht për acidet e yndyrshme.
Të hash çfarë të del para
Kur bëjmë fiskultur duhen eleminuar yndyrnat e ngopura për të mos dëmtuar trupin, si mishi i kuq, djathi, apo sallamrat. Me pak fjalë të gjitha ushqimet e vështira për t’u tretur dhe që nuk i shërbejnë rekuperimit.
Të hash shumë proteina
Trupi nuk mund të thithë dot më shumë se 20 gram proteina menjëherë. Një mbingarkim i patrajtuar nga organizmi peshon tek venat, sjell një rritje të filtrimit si dhe gjithashtu një acidifikim të trupit. Duke mos ditur çfarë të bëjë nga gjithë këto proteina trupi fillon ta depozitojë në trajtën e dhjamit.
Të mos pish mjaftueshëm
Këshillohet të pihet një litër e gjysmë uji për orë pasi keni vrapuar, për t’i rikthyer mineralet e humbura trupit dhe të nxirrni nëpërmjet urinës toksinat e çliruara nga muskujt gjatë sforcimit.
Madje uji me gaz pasi keni bërë fiskultur, falë bikarbonatit, mundëson bllokimin e aciditetit të trupit që krijohet gjatë ushtrimeve.
Këshilla e dietologut: Në një shishe uji prej një litër e gjysmë, hidhni një litër uji, gjysmë litër lëng rrushi, një limon të shtrydhur dhe shtoni pak kripë. Kjo pije është një “booster” i vërtetë.

Elizabeth II, një “fashion queen” e vërtetë


Coachella 2016 : Festivali i yjeve!


Jaguar F-Pace: Performancë & konfort!

Gara e hipizmit, eventi që ‘zgjoi’ kryeqytetin





10 veturat më të shtrenjta në ankande

Fotot e festës “siçiliane” në Tiranë

5 detinacione që mund të vizitoni në pranverë



Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Audi A8 L Extended një makinë prerje XXXL

Xhaketa që ju duhet këtë pranverë!

Vetitë kuruese të vajit të arrës së kokosit
