KreuStil Jetese

Elizabeth II – Gëzuar ditëlindjen Madhëria juaj!

Ajo që ishte, gjatë kurorëzimit në vitin 1952, mbretëresha më e re në botë dhe që ka thyer në vitin 2015 rekordin e mbretërimit të paraardhëses së saj Victoria, feston sot 90 vjetorin e ditëlindjes.

Në fakt në këto ditë të vështira të botës së politikës në përgjithësi, mbretëresha mund të gëzohet sepse është nga të rrallët krerë shtetesh në planet që nuk ka pësuar një rënie në popullaritetin e saj me kalimin e viteve dhe se vazhdon ende të gëzojë një respekt të plotë.

Përveç se ka lançuar stile veshjeje të veçanta, sovrania britanike ka përqafuar ndryshimin e epokës që jeton dhe ka qenë gjithnjë e shqetësuar për të mishëruar stabilitetin dhe vazhdimësinë e institucionit që ajo përfaqëson në sytë e Historisë, ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të saj.

Madje edhe kur mbretëria është në krizë, si në rastin me referendumin mbi pavarësinë e Skocisë apo atë që do të zhvillohet më 23 qershor, mbi daljen apo jo nga Bashkimi Evropian, të gjithë mbeten të bashkuar rreth mbretëreshës.

Në  90 vite, ajo ka mishëruar një pikë ankorimi solide ndërkohë që gjithçka tjetër është vënë në diskutim dhe vazhdon të jetë e diskutueshme. Në gjashtë dekada, Elizabeth II është bërë një figurë e mermertë, një monument kombëtar, një imazh klithme që i mundëson të gjithë kombit të kalojë të gjitha vështirësitë pa humbur as identitetin dhe as moralin.

Faktikisht, që prej kurorëzimit të saj në vitin 1952, Elizabeth II ka zhvilluar më shumë se 50 vizita shtetërore, ka takuar më shumë se një milion persona në kopshtin e Buckingham Palace, ka bekuar 12 kryeministra, nga Winston Churchill tek David Cameron dhe mishëron pa asnjë dobësi qëndrueshmërinë e institucioneve.

Sigurisht, ajo mbretëron por nuk qeveris dhe roli i saj simbolik reduktohet vetëm në konsultime, ikurajime dhe paralajmërime. Megjithatë, aktualisht ajo është elementi më unitar për britanikët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF