KreuStil Jetese

Aston Martin Vantage GT8: Nga pista në rrugë!

Të apasionuarit e makinave GT, të fiksuar në shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të motorrit të tyre, kanë për tendencë të drejtohen nga pistat e garave. Të kujdesshëm ndaj këtyre klientëve të rinj, prodhuesit e makinave janë gjithnjë e më të shumtë që të propozojnë modele makinash që rrjedhin drejtpërdrejtë nga ato të garave. Duke shtuar një prekje ekskluziviteti që gjenerohet nga prodhimi i limituar që ofron një koktejl të shijshëm që tërheq si pilotët e apasionuar gjithashtu edhe koleksionistët.

Krijues i një linje fantasike si 911 Carrera RS dhe GT3, Porche ishte iniciatori i parë i këtyre lloj veturash, dhe Aston Martin sot duket se kërkon ta arrijë. Pasi u ushtrua me modelet Vantage N430 dhe Vantage GT12, ai paraqet sot një Vantage GT8 më pak të fqishme por gjithashtu edhe më të lehtë, një model i krijuar veçanërisht për të bër një xhiro të pistës në fundjavë.

Nën kofano gjejmë një motor të markës, model V8 4,7 litra, që çliron 446 kuaj fuqi. Me tetë cilindra atmosferikë, shumë të rralë në ditët e sotme, dhe të kryqëzuar, si dhe me një marsh mekanik me 6 raporte ose mund të merrni versionin automatik me 7 raporte.

Aston Martin për këtë veturë ka vënë një çmim fillestar prej 165 000 sterlina (207 230 euro). Ekskluziviteti ka gjithnjë një vlerë të kripur dhe nëse i besojmë fjalëve të Aston Martin, ky çmim nuk i ka dekurajuar aspak të apasionuarit. Në fakt, në 150 ekzemplarë që marka angleze parashikon të fabrikojë, më shumë se 3/4 janë prenotuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF