Nuk ka shenja të ndonjë traume dhe nuk ka arsye të dyshohet që Prince është vetëvrarë, deklaroi dje në mëngjes sherifi i qarkut të Carven në zonën e Minneapolis, Jim Olson, gjatë konferencës së parë për shtyp pas vdekjes së këngëtarit.
Trupi pa jetë i Prince u gjet në një nga ashensorët e studiove të Chanhassen, ku artisti regjistronte këngët e tij.
Në takimin me median ishte i pranishëm gjithashtu edhe një përfaqësues i zyrës së mjekut ligjor që kishte bërë autopsinë dhe që nuk dha komente mbi zërat që flasin për një ovërdozë. Misteri vazhdon të qëndrojë mbi vdekjen e magjistarit të muzikës.
Ndërkohë që shfaqet një tjetër problem, ai i “thesarit” muzikor të artistit. Një kasafortë ruan mijëra tituj dhe video të papublikuara që thuhet se zgjasin 100 vite. Kujt do t’i shkojë kjo pasuri 100-vjeçare? Ai nuk kishte as grua as fëmijë dhe nuk ka asnjë infromacion se kush mund ta përfitojë këtë thesar.
Prej më shumë se 30 vite çdo këngë e re e tij bëhej një event, gjenialiteti muzikor i Prince, një nga artistët më të gjithanshëm, më krijues dhe të pakontrollueshëm konsiderohet si jashtëzakonisht e çmuar dhe që sduhet humbur.
Prince Rogers Nelson, emri i artit thjesht Prince, kishte lindur më 7 qershor 1958. Këngëtar, muzikant, aktor, regjizor dhe producent, djaloshi gjenial i Minneapolis-it i cili nga fundi i viteve ’70 ka eksperimentuar dhe me shumë mjeshtëri përzier të gjitha llojet e muzikave, nga soul tek funk, duke kaluar nga jazz-i tek pop-i dhe roku, duke pushtuar një turmë të tërë fansash besnikë që i ndjekin me obsesion gjestet, punimet dhe ekseset e tij.

Shtatë mënyra për të përmirësuar shëndetin



“La dolce vita” – Vespa feston 70-vjetorin

Çiftet më elegante gjatë gjithë historisë

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar Prince


Elizabeth II – Gëzuar ditëlindjen Madhëria juaj!

Kush janë meshkujt më me stil në botë?

Kate Middleton në gjurmët e Princeshë Dianës


Elizabeth II, një “fashion queen” e vërtetë


Coachella 2016 : Festivali i yjeve!


Jaguar F-Pace: Performancë & konfort!

Gara e hipizmit, eventi që ‘zgjoi’ kryeqytetin


